E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë arrestime. Pronat në bregdet, pranga kreut të AKKP-së

Ish-drejtori i Tiranës ktheu 79 dynymë tokë në plazhin e Spillesë si tokë bujqësore. Në pranga, edhe 4 topografë e juristë.

Falsifikuan dokumentet e 79 dynymëve tokë plazh në Kavajë, e kthyen padrejtësisht.

Ish-drejtori i Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Prona-ve për Tiranën, së bashku me katër topografë, u arrestuan dje pas hetimeve 5-mujore të prokurorisë mbi një skandal të denoncuar nga gazeta Panorama.

Faksimile e gazetës Panorama, datë 12 tetor 2011. Këtë datë gazeta publikoi raportimin e parë në lidhje me skandalin e pronave në bregdetin e Kavajës. Investigimi i gazetës vazhdoi me publikimin e fakteve për pesë ditë me radhë, derisa faktet e bëra publike u bënë shkak për hapjen e një hetimi nga Prokuroria e Tiranës.

Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe një të akuzuar të gjashtë në lidhje me falsifikimet dhe abuzimin në zhvendosjen e truallit prej 79 dynymësh, që i takonte për kthim familjes Jenisheri në Kavajë. Bledar Dervishaj, ish-drejtor i Agjencisë Rajonale të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Tiranë, ra në pranga gjatë një operacioni të koduar Prona e spostuar. Bashkë me të, policia arrestoi ish-përgjegjësin e sektorit juridik në këtë agjenci dhe tre topografë. Ata akuzohen se kanë kryer veprat penale shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Burimet nga hetimi thanë se pritet ekzekutimi i vendimit të gjykatës që ka dhënë masën e sigurimit arrest me burg edhe për ish-juristin e AKKP Tiranë, me identitet Altin Ceni, ish-zv.drejtor i AKKP për Tiranën. Burime nga Policia e Shtetit thanë se janë arrestuar topografët, Dhimitër Papa, Merita Gjinali dhe Njazi Ademi, ky i fundit topograf i licencuar privat. Procedimi penal në ngarkim të gjashtë zyrtarëve ka nisur 5 muaj më parë nga oficerët e Antikorrupsionit të Policisë dhe Njësisë Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës. Sipas burimeve nga Policia, ata akuzohen se me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë kryer tjetërsim prone për familjen Jenisheri nga Gosa e Kavajës. Bëhet fjalë për një pronë prej rreth 79 hektarësh, e cila i është kthyer familjes ish-pronare jo në tokën bujqësore në fshatin Gosë, ku iu përkiste, por në breg të detit.

HETIMI
Zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Tiranës që u arrestuan mbrëmjen e djeshme akuzohen se me anë të dokumenteve fiktive kanë tentuar të vjedhin pronën shtetërore nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Prona prej 79 hektarësh që i përket familjes ish-pronare Jenisheri nga Gosa, është shtuar si sipërfaqe, por edhe është ndryshuar nëpërmjet dokumenteve false në planin e vendndodhjes si pronë dhe është zhvendosur në bregdet. Gjatë hetimeve të kryera nga oficerët e Antikorrupsionit dhe Njësia Task-Force, është zbuluar tentativa e vjedhjes së pronës që realisht është truall bujqësor, duke e spostuar në një vend ku ka vetëm rërë në bregun e detit. Mbi bazën e dokumenteve të administruara nga grupi hetimor rezulton se dokumenti i vjetër hipotekor i paraqitur në AKKP nga pronarët është i falsifikuar përsa i përket vendndodhjes së pronës që ka qenë pronë shtetërore dhe do tu kthehej ish-pronarëve. Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Task-Force, Tiranë, në kuadër të hetimit 5-mujor, Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë arrest në burg për gjashtë persona. Po ashtu është marrë dhe masa e sekuestrimit për këtë pronë, për të cilën pas regjistrimit të paligjshëm të saj në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, janë kryer dhe transaksione shitblerjeje midis personave të implikuar me çmime shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

TE ARRESTUAR
1.     Bledar Dervishaj, ish-drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

2.     Ali Aliaj, ish-përgjegjës i sektorit juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

3.     Dhimitër Papa, ish-topograf në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë

4.     Merita Gjinali, banuese në Tiranë, ish-topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

5.     Njazi Ademi, topograf i licencuar, aktualisht punonjës i Ujësjellësit Durrës

6.     Në kërkim, Altin Ceni, ish-jurist e zv.drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

Hetimi: Sekuestrohet sipërfaqja 79 dynymë plazh

Prokuroria e Tiranës

Njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, gjatë hetimeve 5-mujore, ka vendosur edhe sekuestrimin e truallit të tokës që i është kthyer në mënyrë të paligjshme familjes Jenisheri. Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, në kuadër të këtij hetimi 5-mujor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për shtetasit e dyshuar. Po kështu, është marrë dhe masa e sekuestrimit për këtë pronë, për të cilën pas regjistrimit të paligjshëm të saj në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, janë kryer dhe transaksione shitblerjeje midis personave të implikuar me çmime shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë, tha dje Policia. Sipas saj, kthimi i pronës 79 dynymë trashëgimtarëve të familjes Jenisheri është bërë duke e spostuar tokën nga vendndodhja reale në bregdetin e komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.

PRECEDENTI: Bledar Dervishaj firmosi skandalin e hetuar në 2009
Ish-drejtori i Tiranës u hetua për tjetërsimin e Plazhit të Gjeneralit

Bledar Dervishaj, ish-drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Tiranës, ka qenë person në hetim edhe gjatë procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Tiranës për tjetërsimin e pronave në Plazhin e Gjeneralit, në vitin 2009. Gjatë këtij procedimi u mor në hetim edhe Tunxh Vatnikaj, ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi akuzohej se kishte firmosur vendimin e kthimit të pronës për dy kërkues, pa kryer verifikimet përkatëse. Së bashku me Dervishajn, në hetim për Plazhin e Gjeneralit kanë qenë edhe ish-përgjegjësi i sektorit juridik në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Ali Aliaj, që u arrestua dje, si dhe ish-juristi Altin Ceni, që është shpallur në kërkim dhe pritet të arrestohet. Nga hetimet, që sollën edhe shkarkimin nga detyra të Bledar Dervishjat, rezultonte se jo vetëm nuk kishte kryer verifikimin e nevojshëm, por kishte marrë vendim pa marrë përgjigje në lidhje me vërtetësinë e dokumentit të vjetër pronësor, pavarësisht se nuk ishte plotës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›