Mijëra tonë prodhime bujqësore ende të pashitura
11/01/2012 Fermerët e komunës Vreshtas në Protestë: Nuk shesim dot prodhimet bujqësore
Molla e tyre, rreth 150 ton pa treg në Shqipëri, privilegjohen mallrat e Maqedonisë
KORÇE- Ditën e martë, dhjetëra fermerë të komunës Vreshtas në rrethin e Korçës dolën në një protestë përgjatë rrugës nacionale Korçë- Pogradec, por pa bllokuar qarkullimin e automjeteve. Shkak për daljen e tyre në protestë, siç shpjeguan pjesëmarrësit në këtë tubim, ishte pamundësia e tyre për të shituar prodhimet bujqësore. Ata pohuan se aktualisht në magazinat private të kësaj komune ndodhen mijëra ton prodhimesh, por tregu për shitjen e tyre nuk ekziston. Kjo gjë, shpjeguan ata, po na krijon vështirësi serioze ekonomike dhe financiare. Nëse kjo situatë do të vijojë edhe në javët e ardhshme atëherë, nënvizuan ata, një pjesë e mallit do të prishet nga kalbja. Prodhimet që nuk po gjejnë treg janë të shumta, por banorët e komunës Vreshta shqetësimin më të madh e kanë te mungesa e tregut të mollës. Vetëm në këtë komunë ka rreth 150 mijë ton mollë, theksuan ata. Sipas protestuesve, shitja e prodhimeve bujqësore u bë edhe më i vështirë veçanërisht nga importimi i mallrave që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia. Për këtë arsye, ata kërkuan që qeveria të marrë masat e duhura, me qëllim që ky problem të gjejë rrugën e zgjidhjes sa më parë që të jetë e mundur. Sipas tyre, zgjidhja duhet të jetë e favorshme për të dy palët. Kërkojmë që autoritetet kompetente të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi, pasi në rast të kundërt, nëse shqetësimi ynë nuk gjen zgjidhje, atëherë protestat do të vijojnë duke bllokuar rrugën nacionale Korçë- Pogradec. Me këtë kërcënim, protestuesit mbyllën protestën e tyre.