Fier, 2 në pranga dhe një i shpallur në kërkim për plagosje

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një personi tjetër të cilët akuzohen për plagosje. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Petrit dhe Bilbil Agalliu, përkatësisht 53 dhe 27 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim Përparim Agalliu36 vjeç, të tre banues në fshatin Kraps të rrethit Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme në vendin e quajtur Grize Patos, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup shtetasin me iniciale F.H.50 vjeç.
I plagosuri pasi mori ndihmën e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre personat akuzohen për veprën "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim".