E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia e Bentos arrin objektivin, gjysmëfinalja ishte maksimumi!

Përgatiti: Admir Gremi

Luzitanët mund të konsiderohen të kënaqur me renditjen mes katër ekipeve më të mira të Europës. Fitoret ndaj Danimarkës, Holandës dhe Çekisë plotësuan pritshmëritë

Portugalia ishte parashikuar se nuk do të qëndronte gjatë në Poloni e Ukrainë, por ekipi i Paulo Bentos i tejkaloi pritshmëritë dhe, nëse do të kishin pak më shumë guxim në sulm, mund të kishte qenë finalist.

I vendosur nga shorti së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën në grupin e vdekjes së Euro 2012, Portugalia nuk pritej të dilte përpara treshes së ekipeve ish-kampionë të Europës.

Gjithsesi, pasi ia dolën mbanë të kualifikoheshin prej atij grupi, me një stil impresiv, skuadra e Paulo Bentos tregoi se ishte plot me karakter, vetëbesim dhe aftësi.

Shkurtimisht Konkretizimi. Ka patur një shqetësim në shtëpinë e portugezëve, pasi vinin në finalet e Europianit me vetëm 1 gol në 3 ndeshje të luajtura gjatë vitit 2012, një frikë e theksuar nga pamundësia për të shënuar edhe në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë.

Ekipi i Bentos ishte me fat që nuk u ndëshkua pas humbjes së shumë rasteve për gol në fitoret ndaj Danimarkës, Holandës dhe Çekisë, por ata dështuan të shfrytëzonin mundësitë e krijuara gjatë 90 minutave kundër kampionëve në fuqi të Spanjës.

Pika më e lartë Përgjithësisht, panorama është pozitive. Kristiano Ronaldo i ngjau më në fund atij sulmuesi prodhimtar siç e ka treguar veten te Reali i Madridit, ndërkohë që mbrojtja ka qenë shumë më solide nga çka qenë në Zvicër dhe Austri, 4 vite më parë.

Bento kishte krijuar një grup lojtarësh që i besonin atij dhe njëri-tjetrit, gjë që u vërtetua nga fakti se formacioni i tij ndryshoi vetëm 1 herë gjatë këtij Europiani, duke aktivizuar Hugo Almeidën në vend të të dëmtuarit Helder Postiga, gjatë gjysmëfinales.

Lojtari kyç Që nga ndeshja e parë me Gjermaninë, kur i krijoi një mundësi të artë për gol me asistin e tij, pasimet e Zhoao Moutinjos kanë qenë vizionare dhe të ekzekutuara në perfeksion.

Krosimi për golin e fitores të shënuar nga Ronaldo dhe performanca e mirë e shfaqur ndaj Spanjës, theksojnë më së miri se ai është bërë një mesfushor i kompletuar, ylli i vërtetë i Portugalisë, siç e përshkroi presidenti i tij te Porto, Horge Nunjo Pinto da Kosta, gjatë kësaj jave.

Ai nuk mundi të ishte pjesë e skuadrës gjatë Botërorit 2010, por është e vështirë të imagjinosh ekipin e Portugalisë pa këtë mesfushor të rëndësishëm.

Shpresë për të ardhmen E bekuar me dy anësorë të klasit botëror, Portugalia është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi ekuivalent me klasin e tyre. Ndoshta e kanë gjetur atë që kërkojnë, pikërisht te Nelson Oliveira.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 2 ndeshje në kampionat për Benfikën, por tregoi në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë se nuk u frikësohet përballjeve të mëdha. I fuqishëm dhe inteligjent, ndjekja e zhvillimit të mëtejshëm të tij do të jetë mbresëlënëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›