Pesë ditë fushatë për balotazhin në Istog

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të mërkurën që për balotazhin që do të zhvillohet në Istog më 9 maj të ketë vetëm pesë ditë fushatë zgjedhore.
Kryesuesi i mbledhjes së KQZ’së, Ilir Gashi ka thënë se sipas ligjit mbi zgjedhjet KQZ ka vendosur që afati i fushatës do të jetë 5 ditë dhe kjo do të filloj nga data 3 deri me datën 7 maj.
“Faktikisht më 3 maj fillon dita për certifikim të vëzhguesve, sepse vëzhguesit do të jenë të ri, dhe akreditimi i vëzhguesve të ri është sipas afatit të fundit të raundit të parë”, ka thënë Gashi.
Në zgjedhjet e balotazhit më 9 maj për kryetar të komunës së Istogut garojnë kandidati i LDK’së, Haki Rugova dhe kandidati i PDK’së, Shasivar Haxhiaj.