Njomëza e braktis AKR-në

Deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës, Njomza Emini ka braktisur Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.
Ajo ka zgjedhur rrugën e njëjtë sikurse tre deputetët - Driton Tali, Shkumbin Demalijaj dhe Arsim Rexhepi, të cilët lëshuan AKR’në dhe kaluan në parti të tjera apo mbetën deputetë të pavarur.
Sipas burimeve të gazetës, deputetja Emini pritet t’i bashkohet Grupit Parlamentar të LDK’së, parti kjo që i ka bërë ofertë asaj tash e disa kohë.
E kontaktuar nga Expressi, Emini ka thënë se është e zënë dhe nuk mund të flasë, duke kërkuar që të kontaktohet më vonë. Mirëpo, ajo më vonë nuk është përgjigjur fare në telefon.
Ndryshe, Zëvendëspresidentja e AKR’së, Mimoza Kusari ka thënë se para dy ditësh ish-anëtarja e partisë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet.
“Na ka njoftuar para dy ditësh për largimin e saj nga AKR’ja”, ka thënë Kusari për Express, të mërkurën.
“Arsye konkrete nuk ka prezantuar para nesh. Sipas fjalëve të saj, ajo nuk ka gjetur mbështetje në parti. Kjo arsye konsideroj se nuk qëndron, të paktën për këtë kohë që jam në AKR”, ka shtuar ajo.
Kjo zyrtare e AKR’së ka mohuar mundësinë që të vazhdojnë largimet e deputetëve të tjerë të AKR’së në drejtim të partive të tjera.
Zëvendëspresidentja e AKR’së konsideron se largimet nga AKR’ja nuk do të ndikojnë në konsolidimin e partisë, derisa këtë proces e sheh si vetëpastrim.
“Aspak nuk jemi të shqetësuar për largimet nga AKR’ja. Si parti jemi duke kaluar në procesin e vetëpastrimit”, ka thënë Zëvendëspresidentja Kusari.
Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e vitit 2007 pati fituar 70.165 vota, të cilat i mundësuan të jetë partia e parë opozitare, me 13 deputetë.
Pas largimit të fundit, AKR’ja ka mbetur me 9 deputetë dhe renditet si grupi i pestë parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pas PDK’së, LDK’së, AAK’së dhe LDD’së.
Në zgjedhjet e fundit lokale, AKR’ja ka pësuar rënie të elektoratit të saj, duke marrë 53.356 vota, apo 16.809 më pak sesa në vitin 2007.