Kundër zgjedhjeve serbe në Veri

Bashkimi Europian është në rrugë të mirë për integrimin e serbëve të pjesës Veriore të Mitrovicës.
Kështu deklaroi i dërguari i BE’së për Veriun e Mitrovicës, Michael Giffoni.
Ai tha se zgjedhjet e Serbisë të paralajmëruara të mbahen në Veri të Mitrovicës në fund të muajit maj janë ilegale dhe interesi i BE’së është që të ndihmojë komunitetet atje për zhvillimin ekonomik.
Ai tha se Bashkimi Europian është kundër çdo veprimi ilegal dhe, gjithnjë sipas tij, interesi i BE’së është të ofrojë mbështetje për komunitetin serb atje.
“Ne nuk dëshirojmë të themi asgjë për këtë pasi kjo nuk është çështje e jona por ne jemi kundër organizimit të zgjedhjeve ilegale. Ato janë zgjedhje që unë mendoj se nuk kanë kurrfarë ndikimi në Kosovë dhe kjo është shumë e qartë”, tha Giffoni.
“Roli im atje është që t'u ndihmojë komuniteteve në projektet që kanë të bëjnë me ndryshimin e jetesës së tyre në aspektin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse ne jemi atje”, shtoi ai.