E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e Dacit

Lidhja Demokratike e Dardanisë zgjedh sot (të enjten) anëtarët e Kryesisë, të cilët do t’i propozojë vetë Kryetari Nexhat Daci.

Njëqind e një anëtarët e Këshillit Kombëtar do të mblidhen në ora 12 për të votuar formalisht listën prej 25 anëtarëve të Kryesisë.

Në Kryesinë e re të LDD’së nuk do të jenë të përfshirë asnjë nga anëtarët e Kryesisë së kaluar, të cilët në Konventën e Dytë të partisë nuk arritën të futen në listën e Këshillit Kombëtar.

Lulzim Zeneli, Sekretar i Përgjithshëm i LDD’së, konfirmoi të mërkurën për Express se lideri i partisë, Nexhat Daci, sipas statutit, do të prezantojë të enjten (sot) listën prej 25 anëtarëve të Kryesisë, të cilën pastaj do ta hedhë për miratim në Këshill Kombëtar.

“Të enjten përfundon hallka e fundit e procesit të zgjedhjeve në LDD. Me statut të ri, Kryetari i partisë e ka besimin që ta propozojë listën e anëtarëve të Kryesisë së partisë. Kryesia e re e LDD’së do t’i ketë 17 anëtarë, katër nënkryetarë, një sekretar, kryetaren e Forumit të gruas, kryetarin e Forumit të të rinjve dhe kryetarin e partisë. Anëtarë të Kryesisë mund të jenë vetëm anëtarët e Këshillit Kombëtar të LDD’së ”, ka sqaruar Zeneli.

Një ditë para zgjedhjes së Kryesisë së re të LDD’së, Nënkryetari i deritashëm i saj, Adem Salihaj dhe anëtari i Kryesisë, Tomë Hajdaraj zyrtarisht kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e partisë, të cilën e formuan pas ndarjes së LDK’së në vitin 2006.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›