Kosova, në Sarajevë me kusht

Zyrtarë të lartë kosovarë kanë deklaruar të mërkurën se Kosova do të jetë e pranishme në Samitin e Sarajevës më 2 qershor, i cili pritet të organizohet nga Presidenca spanjolle.
Ata po ashtu theksojnë se Kosova në këtë samit do të prezantohet vetëm si shtet.
Këtë e ka rikonfirmuar të mërkurën Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i cili ka deklaruar se Kosova duhet të përfaqësohet si palë e barabartë në këtë samit.
“Kosova nuk zgjedh format. Kosova vetëm insiston që të përfaqësohet në nivel të barabartë dhe formati i përfaqësimit të jetë krejtësisht i barabartë. Domethënë, Kosova të mos diskriminohet”, ka thënë Hyseni.
Për Samitin e Sarajevës ka folur edhe Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili po ashtu ka thënë se Kosova do të jetë pjesëmarrëse në të gjitha nismat rajonale vetëm si e barabartë.
Kuçi ka theksuar se asnjë kompromis tjetër përveç qëndrimit të Prishtinës nuk do të pranohet dhe se edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se pengesë e bashkëpunimeve rajonale është Serbia, e cila ka logjikën e konfrontuese dhe dominuese ndaj vendeve të tjera.
“Mospjesëmarrja në këto takime zbeh vetë fuqinë e tyre rajonale, por Kosova do të jetë e gatshme që të jetë gjithmonë vetëm e barabartë dhe e trajtuar njëlloj sikurse vendet e tjera të rajonit”, tha Kuçi për Radio Kosovën.
Por mënyra si ka nisur t’i bëjë përgatitjet për këtë samit organizatori i tij, Shefi i Diplomacisë spanjolle, e bën mjaft të vështirë pjesëmarrjen e Kosovës në Sarajevë.
Miguel Angel Moratinos të martën ka nisur një vizitë në Ballkan duke filluar me Shkupin, për të shkuar më pas në Beograd. Pas kryeqytetit serb, ai ka shkuar në Podgoricë, ndërsa ka injoruar Prishtinën. Për më tepër, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si dhe ka deponuar deklaratë kundër pavarësisë së saj.
Moratinos para se të largohet nga rajoni ka bërë edhe një deklaratë për samitin.
“Mendoj se të gjithë akterët do të japin nga vetja në mënyrë që takimi të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai të mërkurën në Podgoricë.
Për Samitin e Sarajevës, diplomati spanjoll të martën vonë ka realizuar një takim të përbashkët në Beograd me Ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Pavarësisht se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj kur është fjala për pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e përfolur Jeremic dhe Moratinos kanë thënë se konferenca do të jetë e suksesshme.
“Jemi pajtuar që kjo konferencë do të duhej t’i japë një impuls të ri bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve europiane të rajonit”, ka thënë Jeremic.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës duhet të bëhet duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244.
Jeremic ka thënë se zëri i Kosovës duhet të dëgjohet në konferencat rajonale ashtu siç ka ndodhur edhe para shpalljes së pavarësisë, por sipas tij, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të nënkuptojë se statusi i “krahinës jugore” ka ndryshuar.
Jeremic ka thënë se qëndrimet e të gjitha shteteve në rajon tashmë dihen dhe se ato nuk do të ndryshojnë, por ka thënë se është duke u punuar që të bëhen përpjekje që të ketë bashkëpunim rajonal.
“Presidenca spanjolle e BE’së është e bindur se konferenca do të arrijë sukses të plotë dhe se Sarajeva do të jetë pikë kthese në kontekst të angazhimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Moratinos.