Daviddi i shqetësuar me korrupsionin
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Prishtinë, Renzo Daviddi tha se Bashkimi Europian mbetet i shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Në një intervistë për BBC’në, ai tha se Qeveria kishte ndërmarrë disa hapa për luftimin e këtyre dukurive, por u kërkoi autoriteteve vendore që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
“Mendoj se ende ka mjaft punë për të bërë për të adresuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ai.
“Natyrisht që shqetësimet mbesin. Ne kemi identifikuar një numër fushash në të cilat presim që autoritetet të ndërmarrin masa dhe madje jemi munduar t’u ndihmojmë atyre duke u ofruar asistencë teknike dhe këshilla. Shembull për këtë është prokurimi publik. Të shohim se çfarë veprimesh do ndërmerren”, ka shtuar Daviddi.
Daviddi tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe para se të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.
Zyrtari europian shprehu besimin se mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të BE’së nuk do ta rrezikojë perspektivën europiane të Kosovës.
“Unë i shikoj faktet dhe faktet janë që konkluzionet e Këshillit mbështetën vendosjen e pranisë europiane, EULEX’it, përfaqësuesit të posaçëm të BE’së etj. Këto janë rezultat i unanimitetit të 27 vendeve anëtare. Në këtë aspekt ka tregues të rëndësishëm se Bashkimi Europian është i bashkuar në faktin se Kosova duhet të përparojë në perspektivën europiane”, ka thënë Daviddi.
“Sa u përket marrëdhënieve kontraktuale, ne do të shohim çfarë do të ndodhë, por unë besoj se disa çështje do të realizohen në momentin e duhur. Në pak vitet e ardhshme, ne mund të kemi një situatë tjetër”, shtoi ai.