E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë gabime që femrat i bëjnë gjatë bisedës me partnerin



Ju dhe partneri juaj mendoni se e njihni shumë mirë njëri tjetrin, se nuk keqkuptoni ose nuk keqkuptoheni gjatë bisedave, por e vërteta është se as ato lidhje që njihen si “të qëndrueshme” nuk duhet ta mospërfillin këtë problem. Shumë çifte bëjnë gabime gjatë komunikimit, madje shumë nga ato mbarojnë në një zënkë që më vonë do të prekë emocionalisht njërin nga protagonistët. Njëri do të ndihet fitimtar, mirëpo tjetri do të ndjejë një zbehje të asaj lidhjeje. Për t’ju shmangur problemeve, ju nuk duhet t’i injoroni ato. Janë pesë gabime, që shumica e femrave i kanë të përbashkëta, aose ju ndoshta jeni ju një nga ato. Pra kujdes, ai nuk është shoqja jote, ai nuk i kupton ato që nuk i’a thua dhe kupton vetëm gjysmën e atyre që i thua. Kush ka thënë se vetëm femrat janë të komplikuara.
Gabimi 1. Fshehja e detajeve
Është gabimi kyç që bën një femër derisa i tregon partnerit të saj se të shtunën në darkë do të dalë me shoqe. Ajo nuk përmend hollësitë ku, kur dhe saktësisht me kënd. Përderisa për një femër është e rëndësishme të dijë të gjitha hollësitë, është shumë normale që edhe mashkulli të kërkojë të dijë një gjë të tillë. Pa panik, pa u nervozuar dhe pa e akuzuar për mosbesim, në mënyrën më të afërt tregoji gjithçka. Ai do të ndihët i qetë, përderisa ti do të jesh rehat, pa pasur nevojë ta thërrasësh çdo orë.
Gabimi 2. Koha e gabuar
Të gjitha femrat duhet të dinë se është gati e pamundur të debatosh, përderisa ai është duke shikuar televizor. Dhe pas këtij gabimi që s’kapërdihet, menjëherë vjen tjetri, mendimi se ai i jep më shumë rëndësi televizorit. A e keni ditur se, ata nuk përqendrohen dot në disa gjëra njëkohësisht? Atë mund ta pyesësh për çdo gjë, dhe ai përgjigjet me “ëhë” që do të thotë se një pjesë e trurit të tij është përqendruar në TV, ndërsa pjesa tjetër është në gjumë. Kështu ti mund të flasësh tërë ditën, e ndërsa ai “ëhë ... ëhë”. Nga ana tjetër, meshkujt shfrytëzojnë çastet kur ajo është duke u përgatitur për punë, duke lexuar revistën e saj të preferuar, saktësisht, kur ajo është e preokupuar me diçka tjetër. Ai e bën këtë qëllimisht, sepse ai nuk ndihet mirë gjatë bisedave të gjata dhe të thella pra gjen kohën “e përshtatshme” kur ajo nuk mund të përqendrohet në atë bisedë.
Gabimi 3. Fjalitë që fillojnë me: “Kam një lajm të keq”
Kur ajo do të tregojë diçka që partnerit ndoshta nuk do t’i pëlqejë, fjalinë e fillon me: “Kam një lajm të keq...” edhe nëse fjala është për diçka shumë të thjeshtë, ai do të reagojë më ashpër. Problemi qëndron te mënyra e gabuar e të shprehurit, në këtë rast. Ai asnjëherë nuk përgatit fjalim, por i “bie shkurt”, futet drejt në temë dhe thotë atë që ka për të thënë, këtë e pret edhe nga ajo. Në situata të tilla më mirë është të futesh direkt ne temë sesa të flasësh gjepura derisa të thuash diçka që ai ta kuptojë.
Gabimi 4. Papritur biseda kthehet në monolog
Ajo është duke treguar historinë e shoqes së saj që është ndarë nga i dashuri, dhe ai ka shtypur butonin MUTE.
Problemi qëndron këtu: Atyre nuk i’u pëlqejnë hollësitë, nuk duan të dinë detajet e ndarjes (në këtë rast). Në disa raste ata nuk interesohen për diçka që nuk ka të bëjë me ta personalisht. Nëse nuk do të përfundosh duke e shkundur atë për t’ia tërhequr vëmendjen, gjatë bisedës bëj ndonjë pyetje dhe ai do te kthehet sërish në tokë. Ai e ka më të lehtë të shpërqendrohet derisa flet vetëm ajo, sesa kur ka të bëjë me pyetje provokative.
Gabimi 5. Mos provo të zbulosh më të fshehtat
Femrat pyesin për çdo gjë. Sinqeriteti është veti e mirë, mirëpo janë disa gjëra që ndoshta partneri juaj nuk ka nevojë ti dijë. Ajo nuk ka nevojë ta dijë se atij nuk i duket më e bukura në botë, nuk duhet ta dijë nëse ai shikon revistat me femra nudo. Ai është më mirë të mos e dijë nëse ajo ka kriza xhelozie që mundohet ti fshehë dhe mund të jetojë edhe pa e ditur se ajo ka një numër dyshifror të lidhjeve nga e kaluara. Disa gjëra është më mirë të mbeten të fshehta, ashtu që ajo është e vetmja në botë për të, ai asnjëherë nuk ka shfletuar revistën “Playboy”, ajo nuk është xheloze dhe ka pasur vetëm një lidhje të dështuar.
Mos pyet asnjëherë për të gjitha ato imtësi që nuk ja vlen as të përmenden, përndryshe do të fitosh bindje tjetër nga ajo që ke pasur për partnerin.

Si ta harroni më lehtë ish-të dashurin
Kur është fjala për ndërprerjen e një lidhjeje dashurie, qarja e vazhdueshme dhe dëgjimi i këngëve romantike për një kohë të gjatë janë shndërruar në demode. Ankesat e vazhdueshme dhe bisedat për ish-të dashurin nuk është e vetmja mënyrë për ta harruara atë. Lotët dhe vajin, i zëvendësoni me ndjenjat, udhëtimin, këngën e preferuar për të vallëzuar etj. Edhe lidhja me një mashkull tjetër preferohet. Nëse ai mendon se nuk jeni e mirë për të, atëherë mos u dëshpëroni. Shikojeni këtë nga ana e mirë: Ai ka humbur dhe jo ju. Ja disa mënyra të bukura të cilat do t’u ndihmojnë ta harroni më lehtë ish-të dashurin tuaj.
Shkoni me pushime
Shkoni në ndonjë vend të bukur, sa më larg që të mundeni. Për një kohë largohuni nga qyteti. Dilni, kënaquni dhe ndjeni si është të jesh përsëri “e lirë”.
Dilni nga mbyllja
Me dalje nëpër vende të ndryshme festojeni ndarjen. Organizoni shoqërim me vajzat tjera. Duke biseduar, duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë, do të kuptoni se sa mirë është të jeni vetëm.
Gjuani gjësendet e tij
Paketoni të gjitha CD-të, teshat dhe të gjitha gjërat të cilat ua ka dhuruar dhe gjuani diku. Kur të jeni çliruar nga gjësendet të cilat jua kujtojnë atë, do ta keni më lehtë ta harroni.
Festoni lirinë
Mbusheni një gotë vere të mirë, lëshoni ndonjë film me George Clooneyn ose Brad Pittin dhe humbuni në fantazi.
Dëgjoni muzikë energjike
Lëshoni ndonjë muzikë me zë të lartë, këndoni dhe bërtisni sa më shumë që mundeni. Edhe pse kjo nuk do t’u pëlqejë fqinjëve tuaj, ju do ta keni shumë më lehtë. Shfrytëzoni këngë të tilla, siç është “I hate you so much right noë”, po ashtu pozitivisht do të ndikojnë edhe tekstet e këngëve, si “Hit the road, Jack and don’t you come back no more, no more, no more, no more”, apo diçka tjetër që ju pëlqen juve.
Bëni ushtrime
Shkoni në palestra dhe flirtoni me ndonjë djalosh të bukur, i cili ushtron pranë jush. Shpenzojeni energjinë negative me ushtrime dhe do të ndjeheni më mirë.
Mos i’u përgjigjni në telefon
Në asnjë mënyrë nuk duhet ta çelni telefonin deri sa ai thërret. Ende më mirë është që në vend të emrit të tij të shënoni “Idiot”. Ky epitet do t’ju përkujtoj se nuk i vlen as të bisedoni me të.
Ndryshoni stilin
Shkoni në ndonjë sallon bukurie dhe ndryshoni modelin e flokëve tuaja. Blini tesha të reja. Mos bëni ndonjë ndryshim radikal, por paksa shmanguni nga stili i mëparshëm, sigurisht që do të ndjeheni më mirë.
Gjeni të dashur tjetër
Nuk është patjetër të jetë diçka serioze. Një “tip kalimtar” do t’ju shërbejë që ta riktheni vetëbesimin, dhe njëkohësisht do të kaloni një kohë të mirë, do të shoqëroheni dhe do të kënaqeni.

19 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›