Ankthet e kryeministrit shqiptar në korridoret e Konferencës së Paqes
Edwin L. James
PARIS – Nëpër korridoret e Konferencës së Paqes, një i moshuar, i dëshpëruar të shfaqej herë pas herë duke vrapuar, me supet mbledhur, sikur kishte një kohë të gjatë që mbante një barrë të rëndë mbi shpatulla. Dikur, ai ishte shoqërues dhe mik i Carëve dhe Perandorëve. Në ato kohë lakejt përuleshin kur ai afrohej dhe i hapeshin të gjitha portat mbretërore kur hynte ai. Por, tani është ndryshe. Ai përfaqëson thjeshtë një shtet të vogël, - një shtet të vogël që është futur në darën e ambicieve të shteteve më të mëdha; është një peng në lojën e madhe, një grimcë e vogël në peshore. Askush nuk tregon shumë vëmendje për të.
Portreti i Turhan Pashës
Ky burrë i moshuar është Turhan Pasha, shumë herë ambasador i Turqisë; fillimisht në Shën Petersburg, ku ai ishte mik i ngushtë i Car Nikollës, dhe përpara se të bëhej Ministër i Turqisë në Vienë, ishte me shërbim në Madrid. Tani ai është Kryeministër i Shqipërisë, dhe ashtu siç ai ecën, përballë derës së mbyllur të Konferencës së Paqes, ai jep e merr me vete shpresat e venitura të atij sesioni për Ballkanin, të cilat kishin në qendër të tij edhe vendin e tij të vogël.
Teksa ai flet në gjuhën diplomatike, çdokush mund të lexojë në sytë e tij mprehtësinë e disa mendime të spikatura të një diplomacie të re, e cila ka ardhur në këtë kohë dhe dëshpërimet e tij për largimin e diplomacisë së vjetër, e cila, megjithë defektet që pati, prodhoi njëfarë rezultatesh. Kjo është shfaqje e pakënaqësisë për Shqipërinë, e cila nuk ka marrë ende asnjë rezultat nga Konferenca e Paqes.
Ftesë për gazetarin e Times
Turhan Pasha më ftoi për një drekë zyrtar ditën tjetër dhe unë pranova. Ne biseduam dhe biseduam. Herë pas here, ai sikur prirej qëllimisht të shprehte fraza të studiuara mirë për konsideratën e tij të lartë për Amerikën; por këto komplimente thjeshtë theksonin ankesat e tij rreth mënyrës sesi ishte trajtuar Shqipëria. Kjo shfaqej veçanërisht, për marrëveshjen e fundit të presidentit Uillson për dhënien e një zgjidhje rreth çështjes së Adriatikut, ku Italia mund të kishte një mandat për Shqipërinë. Ai e bëri të qartë se të gjithë shtetet në botë, përfshirë shqiptarët, nuk i pëlqejnë italianët. Ai tha se shqiptarët preferojnë një “mandat amerikan” por nëse kjo nuk bëhet, ata do të pranonin çdo shtet të mandatar, por jo Italinë.
Tani, zgjidhja shqiptare e propozuar nga presidenti Uillson ka shkuar e mirëplotësuar në shportën boshe të Konferencës. Por tani ajo duket se po shkon drejt pezullimit derisa të zgjidhjet problemi i Fiumit dhe që kjo kupton se nuk do të marrë zgjidhje ende pa u stabilizuar në tërësi çështja e Adriatikut. Ajo po ecën drejt sfumimit, në të gjitha mundësitë nga ministrat e Jashtëm të fuqive të huaja. Ndërkohë Turhan Pasha dëshiron të marrë vesh se çfarë po ndodh në Shqipëri. Trupat greke dhe italiane janë duke pushtuar vendin dhe ai dëshiron të dijë nëse ato janë për të qëndruar atje dhe me çfarë kushtet.
Brengosja për situatën
Shqiptarët janë shumë të brengosur për situatën. Ata i kanë hedhur sytë tek Amerika se do të mendojë për ta, por që besimi i tyre është i lëkundur. Ata nuk shpresojnë se Ministria e Jashtme franceze do të ndalojë Italinë, nëse ata dëshirojnë të mbajnë trupat e tyre në Shqipëri. Ata nuk kanë garanci as nga Ministria e Jashtme britanike. Siç shpjegon Turhan Pasha, shqiptarët kanë nevojë për ndonjë vend të madh që të luajë rolin e vëllait të madh, por duhet bërë diçka me përzgjedhjen e mbrojtësit (protektor). Askush nuk duket që ta marrë në konsideratë atë.
Unë e pyeta Turhan Pashën: “Përse nuk e diskutoni këtë çështje me Lidhjen e Kombeve? Ai u përgjigj: “Unë e kisha nxjerrë nga mendja atë”.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 9 nëntor 1919
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka
19 Korrik 2008