Universiteti Politeknik, vendos mesataren mbi 6.5 si kriter pranimi
Rektori: “Këtë vit, nuk do të pranohen studentë nën këtë mesatare”. Universitetet e tjera ende nuk kanë përcaktuar kriteret të veçanta pranimi
Jonida Tashi
Maturantët që mesataren e lëndëve të formimit bazë e kanë më pak se 6.5, nuk do të kenë të drejtë të ndjekin studimet në një nga degët e Universitetit Politeknik në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesit e këtij Universiteti, të cilët këtë vit, përveç rezultateve të provimeve, kanë vendosur si kriter pranimi për studentët e rinj edhe mesataren. Sipas drejtuesit të këtij Universiteti, Jorgaq Kaçani, këtë vit, në këtë universitet, do të pranohen vetëm studentët që kanë fituar pikët e mundshme për të ndjekur studimet e larta në një nga degët që ofron Universiteti Politeknik, por që kanë edhe mesataren e lëndëve të formimit bazë mbi 6.5.
Shkaku
Shkak për vendosjen e mesatares mbi 6.5 si kriter pranimi, janë bërë problemet e hasura gjatë viteve të fundit, ku në shumë fakultete janë pranuar maturantë që nuk kanë pasur njohuri për degën që do të studionin. Kjo edhe për faktin se në disa degë të fakulteteve të Universitetit Politeknik, ndjekin studimet studentë që nuk kanë mundur të fitojnë të drejtën për të studiuar në një degë tjetër. Deri tani, nuk dihet ende nëse edhe universitete të tjera të vendit do të vendosin mesataren si kriter pranimi për të ndjekur studimet e larta. Ndërkohë kandidatëve për në universitet, do t’u duhet të presin deri në muajin shtator, për të mësuar nëse do të jenë pjesë e auditorëve këtë vit. Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se këtë vit, publikimi i emrave fitues, do të bëhet në fillim të muajit shtator, sipas kuotave të përcaktuara nga universitetet dhe të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Por me rezultatet e dy provimeve me zgjedhje, maturantët do të njihen në fund të muajit korrik.
Pranimet
Pranimet në shkollat e larta për vitin shkollor 2008-2009, ashtu si dhe vitin e kaluar akademik, do të bëhen në bazë të provimeve të Maturës Shtetërore. Kjo e fundit, nënkupton dhënien e katër provimeve, nga të cilat dy janë të detyruara dhe dy janë me zgjedhje. Lëndët për dy provimet me zgjedhje janë caktuar nga vetë maturantët (kandidatët për shkollë të lartë) sipas preferencës që ata kanë për të ndjekur studimet e larta. Ndërkohë që përveç miratimit të kërkesës së fakulteteve për rritjen e kuotave të pranimit, është kërkuar dhe shtimi i stafit akademik, që do të jetë i nevojshëm për të përballuar fluksin e pranimeve për propozimet e bëra. Kreu i Universitetit Politeknik, ka sqaruar se kuotat më të larta të pranimit këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, të cilat janë mbi 300 më shumë kërkojnë staf pedagogjik dhe ambiente. Sipas tij, ambientet janë të siguruara, ndërkohë që pritet vetëm miratimi për rreth 45 pedagogë të rinj. Këtë vit, kuotat e pranimeve kanë qenë më të larta se vitin e mëparshëm akademik pothuajse për të gjitha universitetet e vendit. Ku vetëm Universiteti i Tiranës do të ketë mbi 600 studentë të rinj.
Tarifat e studimit në Universitetin Politeknik të Tiranës
Në programin e studimit Arkitekturë 30 000 lekë
Në programin e studimit Inxhinieri Ndërtimi 25 000 lekë
Në programet e studimit Inxhinieri Elektronike
dhe Inxhinieri Elektrike 20 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera të studimit: 15 000 lekë
19 Korrik 2008