Pesë megaskandalet e qeverisë “Berisha” që nga 3 korriku 2005
Ngjarjet që tronditën opinionin publik gjatë qeverisjes së PD-së
të cilat kryeministri Berisha asnjëherë nuk ka pasur kurajën të marrë përgjegjësinë e tyre. E vetmja kurajë, nëse mund të quhet kështu, janë dorëheqjet e detyruara apo dorëzimi po i detyruar i imuniteteve të ministrave të kabinetit të tij.
Çështja “Albatros”
Skandali i parë i qeverisë “Berisha” kishte të bënte me çështjen “Albatros”, pas së cilës fshihej qëllimi i vendosur i kryeministrit për të larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme Theodhori Sollaku. Për këtë Berisha do të përdorte ish-drejtorin e Drejtorisë së Aviacionit Civil, Gazmend Dibra. Në media u pasqyruan regjistrimet e bisedave telefonike që Dibra kryente me aksionarin e kompanisë “Albatros”, Aleksandër Hoxha. Kjo bisedë telefonike e regjistruar në një kasetë audio, vërtetonte presionin që i bëhej nipit të presidentit, Hoxha, në mënyrë që ai të ndërhynte për firmosjen e shkarkimit të kryeprokurorit Sollaku te presidenti Alfred Moisiu.
Rusmali
Ky skandal u denoncua publikisht nga ish-drejtori i Burgjeve, Saimir Shehi. Ai publikoi një bisedë të regjistruar telefonike, sipas së cilës vëllai i Ilir Rusmalit, ish-ministrit të Drejtësisë, Edmond Rusmali, kishte bërë presion për dhënien e një tenderi 1 milion euro firmës së një mikut të tij, për ndërtimin e dhomave të paraburgimit në qytetin e Durrësit.
Një përgjues i vendosur nga SHKB-ja e Policisë së Burgjeve në zyrat e Drejtorisë së Burgjeve dhe për të përgjuar zyrtarët e këtij institucioni, ka çuar në kurth vëllain e ministrit të Drejtësisë. Kjo ngjarje solli dorëheqjen e detyruar të Ilir Rusmalit nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë.
“Sagem”
Tenderi për kartat e identitetit shënoi një tjetër skandal me përmasa megakorruptive, ku e implikuar ishte vetë qeveria e kryeministrit Sali Berisha. Procedurat e tenderit rezultuan të manipuluara, ndërkohë që pati akuza të shumta se firma fituese ishte përzgjedhur paraprakisht nga qeveria. Firma që fitoi tenderin ishte firma “SAGEM”. Vetëm pak kohë pas publikimit të emrit të "SAGEM" u bën publike ankesat e para nga firmat e tjera konkurruese në tender. Ato kanë renditur një listë me shkelje, të cilat Ministria e Brendshme i ka miratuar që në ditën e parë kur ka bërë hapjen e tenderit. Pamjet filmike të kësaj procedure treguan shumë qartë problemet e firmës franceze, të cilat janë pranuar si nga zyrtarët e komisionit të tenderimit ashtu edhe nga vetë përfaqësuesi i firmës.
“Rrëshen-Kalimash”
Dosja e rrugës “Rrëshen-Kalimash” duket se i ka situr të gjitha hetimet dhe pritet vetëm që Ministria e Transporteve të bëjë publik projektin. Fati i kësaj dosjeje u “vulos” nga rezultatet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konfirmoi pretendimet e Prokurorisë. Shkelje të konkurrencës në tender, çmime të diktuara nga firma "Bechtel" dhe evazion fiskal në dëm të buxhetit të shtetit. Kjo është përgjigjja që erdhi pak kohë më parë edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për rrugën “Rrëshen-Kalimash”. Ndërkohë, kopje të këtij raporti kanë mbërritur edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, në Prokurorinë e Tiranës dhe në zyrën e prokurores së Përgjithshme. Thuajse në të njëjtën linjë me hetimin e Prokurorisë shfaqen në raportin e KLSH-së procedurat për përzgjedhjen e firmës fituese të tenderit, “Bechtel-Enka”. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka dorëzuar imunitetin për këtë çështje. Dëmi financiar llogaritet përafërsisht në 360 milionë euro.
“Gërdec”
Skandali më i frikshëm i klasifikuar si krim shtetëror dhe që ka vënë në bankën e të akuzuarve të opinionit publik vetë kryeministrin Sali Berisha. Bilanci: 25 të vdekur, një ministër i dorëhequr, i mbetur gjithashtu pa imunitet, dëme të pallogaritshme financiare. Në lidhje me dosjen “Gërdeci” sot ka tre të arrestuar dhe një ish-ministër në ndjekje penale. Kjo dosje duket se ka edhe më shumë komplikime në kushtet kur skandali i ka kaluar “doganat” e Shqipërisë, dhe po hetohet nga vetë Kongresi Amerikan. Madje Kongresi Amerikan ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore në lidhje me këtë çështje. Avancime në hetime ka bërë edhe Prokuroria Shqiptare. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi kohë më parë se Prokuroria ka hapur dosje hetimore edhe për trafikimin e armëve. Zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, pas arrestimit të pronarit të kompanisë “AEY”, Efraim Diveroli, kanë vënë në lëvizje edhe organin shqiptar të akuzës. Numri një i këtij institucioni, Ina Rama, ka konfirmuar se homologëve të saj amerikanë u është kërkuar marrja në pyetje e Diverolit për llogari të hetimeve shqiptare.
Leskaj: “Berisha ka uzurpuar Televizionin Publik Shqiptar”
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka reaguar dje për raportin e KKRT-së për Televizionin Shqiptar. Leskaj shprehu shqetësimin për uzurpimin që i ka bërë Televizionit Publik Shqiptar Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha. Ajo tha se qeveria dhe kryeministri Berisha kanë 2.5 herë më shumë kohë se paritë e tjera në ekranin e TVSH-së. “Sipas të dhënave të raportit në fjalë, kryeministri dhe qeveria, në edicionet informative zënë gati 2.5 herë më shumë kohë se opozita dhe bashkë me PD-në gati 4 herë më shumë. Vetëm Berisha merr më shumë se dyfishin e kohës së gjithë opozitës ose 3 herë më shumë se Parlamenti. Në Radio Tirana opozita merr 5 herë më pak kohë se maxhoranca. Kjo është maja e ajsbergut sepse jashtë kohës së lajmeve raportet janë gjithashtu skandaloze. P.sh., mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së bëhen emision special. Nuk është vetëm koha që tregon pushtimin e RTSH-së, në përmbajtjen e lajmeve ndodh dhe manipulimi më i madh. Kjo ka ndodhur jo vetëm me opozitën, po edhe me Presidentin e Republikës, të cilin ose e radhisin nga fundi i lajmeve, ose nuk e japin e deri në raste të linçimit të tij”, - tha kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj.
“IDEA” prezantohet në Komisionin Europian
Drejtuesi i Institutit “IDEA” dhe koordinatori i LSI-së për Marrëdhëniet me Jashtë, Dorian Duçka, ka zhvilluar një vizitë në Parlamentin dhe Komisionin Europian në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, z. Duçka ishte i ftuar të merrte pjesë si folës përkrah shumë eurodeputetëve dhe politikanëve europianë në Forumin Europian Studentor, që organizohej nga Komisioni Europian. Në këtë takim merrnin pjesë eurodeputetë si Terri Win, ish-kryeministri polak Jerzy Karol Buzek, Tove Vidabek, deputetja dhe gazetarja e njohur daneze si dhe anëtarë dhe këshilltarë të presidentit Barroso. Gjatë fjalës së tij Duçka bëri një prezantim të detajuar të Institutit IDEA, duke folur për rolin e të rinjve në politikë dhe përgjegjësia që kanë të rinjtë e sotëm për formësimin e të ardhmes së Europës. Ai vuri theksin te betejat dhe sfidat që ka rinia në Shqipëri dhe formësimin e politikanëve të rinj, ku ai trajtoi shembullin pozitiv të vlerësimit të të rinjve në politikëbërje nga LSI-ja. Zoti Duçka ishte i ftuar gjithashtu në takimin e organizuar nga ”German Marshall Fund” në bashkëpunim me këshilltarët dhe ekspertët kryesorë të ish-kryeministrit të Anglisë, Toni Bler dhe ideuesit e rrugës së tretë.
7 Korrik 2008