"Të largohen ‘kuajt e lodhur’ nga qeveria"
"Gërdeci nuk besoj se do të ketë kosto elektorale për Partinë Demokratike"
Eljona BALLHYSA
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht
kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Astrit Patozi, komenton për gazetën "Albania" disa nga çështjet më të nxehta të politikës shqiptare. Astrit Patozi jep opinionin e tij për përplasjen e fundit midis Grupit Parlamentar të PD-së dhe institucionit të Presidentit të Republikës për çështjen e dekreteve për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Ai shprehet se veprimi i maxhorancës, që rrëzoi pesë kandidaturat e presidentit në seancë, ishte e pakëndshme, por e nevojshme për të korrigjuar një mospërputhje konceptesh lidhur me kompetencat e institucioneve të Kuvendit dhe të Presidentit për dekretet. Gjithashtu kryetari i deputetëve demokratë komenton rikthimin në Kuvend të ligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Nënkryetari i PD-së komenton më tej nevojën e ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Duke e vlerësuar punën e qeverisë në këto tre vite, Patozi thekson se është e domosdoshme që nga qeveria të largohen ata që cilësohen ndryshe si "kuaj të lodhur".
Zoti Patozi, së fundi, në opinionin publik, është perceptuar një përplasje midis maxhorancës, kryesisht Partisë Demokratike dhe Presidentit të Republikës, e cila duket se nuk është problem procedurash. Në të vërtetë çfarë nuk shkon në këtë marrëdhënie?
Unë nuk besoj se kjo përputhet shumë me të vërtetën. Është më shumë një perceptim mediatik, sesa ajo që ndodh realisht. Por nuk mund të mohohet se ka pasur një ngërç lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ka pasur dy koncepte të ndryshme për mënyrën se si bashkëpunon institucioni i Presidentit me Parlamentin dhe për mënyrën se si Parlamenti gjykon për meritën e kandidatit dhe sigurisht që pas këtij debati patëm një histori të pakëndshme në Parlament, kur maxhoranca rrëzoi pesë dekretet e ardhura nga presidenti. Por unë besoj se kjo, gjithsesi, do t'u shërbejë institucioneve për të korrigjuar mospërputhjen, gjithmonë në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që konstaton se anëtarët e Gjykatës së Lartë marrin pëlqimin e Parlamentit duke pasur parasysh substancën dhe meritën e gjithsecilit. Dhe unë mendoj se ajo histori e pakëndshme do të shërbejë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në mënyrë që të mos përsëritet në të ardhmen, pasi në finale është një shpenzim i panevojshëm i energjive, jo vetëm nga individët, por edhe nga institucionet.
Ju thatë që kjo përplasje ka ardhur vetëm për shkak të dekreteve, ndërkohë që ka dhe deputetë të tjerë të PD-së që e kanë konstatuar këtë përplasje, kam parasysh këtu zotin Mustafaj. Mos shkon përtej dekreteve kjo marrëdhënie e vështirë me presidentin Topi, ish-nënkryetar i PD-së?
Unë u përpoqa të shpjegoj se nuk ka një përplasje mes maxhorancës dhe presidentit, por ka pasur një mospërputhje apo një moskoordinim për një procedurë të caktuar. Në rast se ne e lexojmë kështu, e kemi më të lehtë për të arritur të vërtetën. Gjithçka është thënë përtej kësaj, ka qenë më tepër një ekzagjerim mediatik, pasi tek e fundit maxhoranca është krejtësisht e pamotivuar të krijojë përplasje me presidentin, të cilin, mbi të gjitha, e ka zgjedhur dhe e ka mbështetur vetë.
Megjithatë, është vënë re një mungesë kontakti midis kreut të shtetit dhe kryeministrit të vendit, dhe duket se kjo s'ka ardhur për shkak të axhendave të ngjeshura të palëve. Pse janë krijuar këto marrëdhënie të ngrira?
Unë nuk besoj se është kështu, por mund të them se komunikimi mes institucioneve, komunikimi mes personaliteteve të politikës nuk është e domosdoshme të jetë vetëm fizik. E rëndësishme është që ai të jetë luajal dhe institucional.
Kohët e fundit është kthyer sërish në Kuvend debati për hapjen e dosjeve të spiunëve, ndërkohë që ka rreth 17 vjet që kthehet dhe rikthehet kjo çështje. Pse nuk është zgjidhur kohë më parë dhe pse është rikthyer në këto momente në skenën politike çështja e hapjes së dosjeve?
Nuk është zgjidhur njëherë e mirë, sepse, për fat të keq, në Shqipëri ndodhi një përmbysje e papritur dhe e paparashikuar e pushtetit në vitin '97, kur ligji për pastrimin e figurave të funksionarëve të lartë kishte filluar të funksiononte. Besoj se në rast se nuk do të kishte ndodhur '97-a, ai ligj mund ta kishte përfunduar misionin e vet dhe nuk do të bëhej më fjalë për ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, apo për ish-zyrtarë të nomenklaturës komuniste, apo ish-shefa të vjetër të Sigurimit të Shtetit, të cilët vegjetojnë ende në postet të larta të administratës apo të institucioneve në Shqipëri. Për fat të keq, përmbysja pas revoltave të dhunshme ndodhi dhe ne sot jemi të detyruar që pas 17 vitesh t'i rikthehemi një teme, e cila nuk është shumë këndshme, por mendoj se është e nevojshme për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë me të kaluarën e errët të atyre që i kanë shërbyer atij mekanizmi të egër të diktaturës.
Synimi i draftit të PD-së, i cili është depozituar në Komisionin e Ligjeve tashmë prej shumë kohësh, është që të pastrohet politika, por jo vetëm ajo, të pastrohen institucionet, administrata, strukturat e niveleve të larta të vendimmarrjes politiko-administrative në Shqipëri nga njerëzit, individët që gjatë diktaturës komuniste kanë ngritur dhe mbajtur në këmbë apo i kanë shërbyer makinës së egër të Sigurimit të Shtetit duke çuar në vdekje, burgje dhe lot mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm. Në ndryshim nga drafti i PS-së, projektligji që ne kemi depozituar në Parlament nuk bën fjalë vetëm për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por edhe për nivele shumë të larta, për ata që e orientuan, ata që e ngritën në këmbë makinën e udhëheqjes së Sigurimit të Shtetit, ata që mbajtën në këmbë një sistem të tërë persekucioni politik për më shumë se 45 vitet e diktaturës. Pra ne kemi përfshirë si të papajtueshëm në ndërgjegjen e kësaj shoqërie të gjithë ata individë që jo vetëm kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por që kanë qenë inspiruesit dhe urdhëruesit e atij kalvari të gjatë vuajtjesh dhe mundimesh, që ka shkaktuar kaq shumë të vdekur, të burgosur dhe të keqtrajtuar gjatë diktaturës komuniste.
A e ka maxhoranca vullnetin për ta miratuar këtë herë këtë projektligj, apo është një tjetër lojë politike?
Maxhoranca është e vendosur që ta kalojë këtë projektligj që t'i japë fund njëherë e përgjithmonë kësaj teme, pasi është një histori që përsëritet vend e pa vend dhe që keqpërdoret politikisht. Dhe maxhoranca nuk ka asnjë lloj kompleksi për ta bërë këtë në mënyrën më transparente të mundshme, që nga niveli më i lartë, deri te zyrtari më i fundit, i cili është parashikuar si i papajtueshëm me këtë lloj morali. Pra maxhoranca është krejtësisht e vendosur dhe dëshiron në këto kushte që edhe forcat e tjera politike edhe opozita t'i bashkohet, sepse ne duam ta konsiderojmë të sinqertë dhe deklaratën më të fundit të kryetarit të Partisë Socialiste, i cili i ka dënuar si ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin gjatë Luftës, ashtu edhe ata që kanë dënuar At Zef Pëllumbin e mijëra e mijëra të persekutuar të tjerët, të cilët janë dënuar me gjyqe e pa gjyqe nga diktatura komuniste. Në rast se edhe opozita do t'i bashkohej këtij vullneti, ne do të kishim një ligj, i cili, mbi të gjitha, do të lehtësonte ndërgjegjen kombëtare, që e ka të vështirë të ndahet nga diktatura e hershme, sepse nuk ka kaluar shumë kohë, kanë kaluar vetëm 18 vjet.
Janë vënë re zëra kundër hapjes së dosjeve nga gjiri i maxhorancës. Madje është vënë re dhe një kaos me draftet, një i depozituar prej kohësh në Kuvend, një nga deputeti Biberaj dhe së fundi nga deputeti Hoxha. Duket se ka një konfuzion...
Jo, nuk ka asnjë lloj konfuzioni. Maxhoranca nuk ka zëra kundër këtij projektligji. Në rast se ju e keni fjalën për disa deputetë që kanë shprehur rezerva, ata e kanë pasur fjalën për draftin e Partisë Socialiste, i cili e thashë më sipër, ndryshe nga projekti ynë, parashikon penalitete vetëm për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe kjo në një farë mënyrë është vijim i luftës së klasave në Shqipëri dhe unë bashkohem në këtë lloj qëndrimi. Sa për draftet alternative të paraqitura, ne i mirëpresim, edhe nga zoti Biberaj, edhe nga zoti Hoxha por edhe nga çdo deputet i maxhorancës dhe i opozitës, i cili, do të ketë mirësinë të angazhohet në përmirësimin e projektligjit, të cilin ne e kemi paraqitur prej kohësh nën Kuvend. Pra nuk ka kakofoni. Është një vullnet i qartë për t'i shkuar në fund kësaj sipërmarrjeje. Miratimi i këtij projektligji do t'i jepte fund njëherë e përgjithmonë çdo lloj abuzimi politik dhe jopolitik që bëjnë rrufjanë, aventurierë, sharlatanë apo njerëz të rastësishëm në politikë, të cilët sa herë hapet kjo temë, e përdorin tribunën e Parlamentit apo ekranet dhe faqet e gazetave për të trilluar apo shpifur ndaj kolegëve, apo ndaj kundërshtarëve politikë. Dhe unë jam i prirë që ky projektligj, përpara se të shkojë në Parlament, duhet të parashikojë sanksione të ashpra për këdo që do t'i lejojë vetes të shpifë, të trillojë, të abuzojë për çdo individ tjetër, pa fakte dhe prova. Në rast se do të provohet e kundërta, pra ajo që thuhet publikisht do të rezultojë e pavërtetë, individi që shpif duhet të penalizohet me sanksione tepër të ashpra. Dhe kjo do t'i mbyllte rrugën njëherë e përgjithmonë abuzimit jo të vogël që bëhet me këtë çështje. Dhe në sallën e Kuvendit ka pasur ngjarje të pakëndshme të kësaj natyre, të cilat duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë. Ata që e kanë vërtet vullnetin për t'i hapur dosjet nuk mund të flasin, kur duhen dy apo tri javë gjithsej deri në miratimin e ligjit. Kjo do të thotë se pikërisht ata që nuk duan që dosjet të hapen, kërkojnë të abuzojnë, sepse errësira që e shoqëron procesin, i ndihmon ata për të abuzuar politikisht, për të shpifur dhe për të trilluar për kolegët apo kundërshtarët e tyre.
Në draftin e PD-së nuk parashikohet një dispozitë që t’i ndalojë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të kandidojnë për deputetë, pasi verifikimi bëhet pasi këta janë zgjedhur deputetë. Kjo do të thotë se në Parlamentin e ardhshëm do të kemi deputetë spiunë?
Ky projektligj nuk është përfundimtar, pra unë pres që ai të përmirësohet. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, pasi me sistemin e ri zgjedhor janë partitë politike që vendosin paraprakisht listat e kandidatëve të tyre. Pra subjektet që marrin pjesë në zgjedhje e kanë shumë të lehtë që t'i drejtohen paraprakisht Komisionit të verifikimit të pastërtisë së figurave para se të shpallin listën e tyre. Dhe kjo është një lloj mase e cila ndihmon në pastrimin e plotë të Parlamentit të ardhshëm.
Zoti Patozi, u bënë gati 3 vjet që Partia Demokratike po qeveris vendin. Por herë pas here ka pasur zëra nga ky grup parlamentar që kanë vënë në dukje se punët në qeveri nuk është se po shkojnë vaj. Ju si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, a mendoni se ka nevojë për ndryshime të ndjeshme në kabinetin qeveritar?
Unë fillimisht do të thosha se Shqipëria po qeveriset mirë prej tre vjetësh. Sigurisht që pretendimi im personal është që mund të ecet me shpejtësi më të madhe, sidomos në disa hallka apo në disa sektorë, por tek e fundit, ky besoj se është edhe pretendimi i vetë kryeministrit. Por unë nuk hyj tek ata njerëz që besojnë se vetëm ndryshimet e disa emrave janë ato që sjellin energji të reja, apo sjellin përmbysje në mënyrën sesi qeveriset vendi. Unë them se është vizioni, është rivitalizimi i të gjitha kapaciteteve apo energjive që ka një forcë e caktuar politike si lokomotivë e qeverisjes, e që në këtë rast është Partia Demokratike.
Që nënkupton...?
Që nënkupton: jo gjithmonë ndryshimi i emrave sjell atë "magjinë" e ndryshimit, por unë nuk përjashtoj që aty ku vërehen defekte apo ngecje, sigurisht mund të ketë nevojë për ndryshime emërore. Nuk i përjashtoj ato. Unë mund të them me kënaqësi se Grupi Parlament i Partisë Demokratike, por dhe maxhoranca në tërësi, ka kapacitete që mund t'i zëvendësojë me ata që mund të quhen "kuaj të lodhur" të qeverisë. Kjo na mbush me besim se zhvillimet e pritshme në kabinetin qeveritar do të jenë në funksion të përmirësimit të qeverisjes.
Cilët janë "kuajt e lodhur" të qeverisë, sepse është folur kohët e fundit për ta?
Kjo i takon kryeministrit, është atribut i tij për të vendosur se kush janë ato pika të kabinetit, apo pikat e qeverisjes në tërësi ku ai duhet të ndërhyjë dhe nuk është e udhës që dikush tjetër të flasë për atë që i takon kryeministrit. Unë jam dakord me çdo lloj ndryshimi që ndihmon rritjen e cilësisë në qeverisje.
Pra ju mendoni se ky nuk është ekipi qeverisës që do të fitojë zgjedhjet në 2009-n?!
Unë besoj se ne i fitojmë zgjedhjet edhe nëse nuk do të ketë asnjë ndryshim qeverie. Por ndërkohë unë jam shumë pretendues për cilësinë e qeverisjes që mbështes dhe që votoj në Parlament.
Si deputet i zonës së Gërdecit, a mendoni se do të ketë kosto elektorale për ju dhe për maxhorancën tragjedia që ndodhi para pak muajsh?
Jam i sigurt që jo dhe nuk na mbetet shumë kohë që kjo të provohet në terren. Sepse pas një viti mund të flasim sërish për rezultatet elektorale të Partisë Demokratike në zonën e Gërdecit, pasi perceptimi i përgjithshëm i qytetarëve të dëmtuar është se qeveria bëri gjithçka mundi për t'u ardhur atyre në ndihmë dhe për t'i nxjerrë ata shumë shpejt nga gjendja e emergjencës dhe për t'i futur ata në fazën e rindërtimit dhe të kthimit të normalitetit. Në këtë kontekst unë besoj se Partia Demokratike jo vetëm në Gërdec, por në të gjithë bashkinë e Vorës nuk do të ketë firo. Mendoj se Gërdeci është një temë e ezauruar, e cila mbahet me serume nga ana e opozitës për të përfituar përtej saj, përtej asaj që ndodh realisht në Vorë dhe fshatrat përreth. Gërdeci është përdorur nga opozita, kryesisht nga Partia Socialiste, për ta etiketuar qeverinë "Berisha" si të korruptuar dhe si qeveri që nuk mbështet qytetarët. Për këtë është investuar shumë prej më shumë se tre muajsh. Por unë besoj që kjo është një temë që nuk ka pasur efektet që priste opozita dhe besoj se impakti i Gërdecit nuk do të jetë ai që shpreson Partia Socialiste edhe në rang kombëtar.
7 Korrik 2008