Pesë shqiptarët e arratisur ngaTrikalla vrasin policin grek
GREQI - Një polic 37- vjeçar kanë vrarë gjakftohtësisht, 5 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallës disa muaj më parë, mbrëmë natën rreth orës 02.30.
Ngjarja ka ndodhur në Distomo, kur makina e 5 shqiptarëve nuk ka ndaluar për kontroll në postbllokun e ngritur nga policia.
Shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov kundër policëve duke vrarë policin 37- vjeçar, baba i dy fëmijëve.
Më pas shqiptarët e arratisur kanë çarmatosur policët dhe janë larguar nga vendngjarja. Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh gjatë gjithë natës për kapjen e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)