E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me rrugën Kam-Q.Luzheprishet dy vjet pasi u inagurua

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Rruga u shtrua për zgjedhjet lokale BAJRAM CURRI - Edhe pse ka dy vjet që është ndërtuar, segmenti Kam-Qafluzhë, në rrugën Krumë-Bajram Curri, ndodhet në gjendje tepër të rënduar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të vogla. Çarjet e asfaltit dhe gropat e mëdha janë të pranishme në të gjithë gjatësine e tij.
 
Sipas drejtuesve të automjeteve dhe banorëve të kësaj zone, qarkullimi është tepër i vështirë. Ata ankohen se për shkak të gjendjes së keqe të rrugës, po u prishen makinat. Sipas banorëve të zonës përreth, në këtë aks, në vitin 2011, kur ky segment është inauguruar nga Kryeministri Berisha në prag të zgjedhjeve vendore, është hedhur vetëm një shtresë asfalti dhe askush nuk është marrë më me të. Ky aks ka një rëndësi të veçantë për rrethin e Tropojës, pasi është rruga e vetme lidhëse e këtij rrethi me autostradën e Kukësit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›