Pese viktima nga moti i keq ne Kine
Reshje të dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Meizhou në provincën Guangdong të Kinës jugore. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 810 shtëpi janë përmbysur si pasojë e rrëshqitjes së dheut. 153 mijë persona janë prekur si pasojë e dëmeve materiale, ndërsa më shumë se 18 mijë banorë janë evakuuar.
Reshjet kanë përmbytur 3.340 hektarë toke bujqësore rrëzuan qindra shtëpi në fshtara dhe kanë përmbytur autostrada, duke shkaktuar një humbje prej 102 milion juanë .
“Reshjet filluan në orët e para të mëngjesit, dëgjova një shi të rrëmbyeshëm dhe pashë që disa shtëpi ishin përmbytur”- tha nje fshatar. Skuadrat e kërkim shpëtimit kanë nisur menjëherë kërkimet për të mbijetuar , ndërsa operacionet janë penguar dhe nga vazhdimi i shirave. Parashikimet meteorologjike kanë bërë me dije se kushtet atmosferike do të vijojnë të njëjta dhe në ditët në vijim.