E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimet, Toni Bler merret në pyetje nga hetuesit

Ish-kryeministri i Britanisë së madhe, Toni Bler, rrëfeu dje në hetimin për skandalin e përgjimeve telefonike nga mediat e Rupert Mërdok, kompania News Corporation. Bler tha në Londër se ai kishte vendosur të fitojë mbështetjen e mediave britanike dhe jo të rrezikonte zemërimin e drejtuesve të fuqishëm të medias, gjatë periudhës që ka qenë kryeministër. Megjithatë Bler pohoi se përdorimi i medias si instrument pushteti politik krijon një marrëdhënie të pashëndetshme. Komisioni hetues për këtë skandal u ngrit nga Kryeministri David Kameron në korrik 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›