E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik i shqetesuar per pamjen e tij

Autori i masakrës se 22 korrikut në Norvegji, Anders Behring Breivik ishte i shqetësuar për pamjen e tij të jashtme. Lajmin e ka bërë me dije një shok i tij i cili tha se ai i kishte bërë operacion hundën për t’u dukur sa më “arjan”, si dhe kishte vendosur pudër në fytyrë dhe ishte shqetësuar për modelin e flokëve. 
Ai është i pari  që dëshmon në gjyqin ndaj Breivik dhe identiteti i tij është mbajtur sekret, me vetë të pandehurin që nuk është lejuar në sallën e gjyqit.  Kjo është dita e 26-të e gjyqit që po trajton ngjarjet e 22 korrikut të kaluar, kur Breivik vrau me automatik 69 persona në ishullin Utoja dhe tetë persona të tjerë me një bombë në Oslo, si pjesë e një fushate të ndërmarrë prej tij kundër multikulturalizmit dhe kulturës Marksiste. Breivik pranon vrasjet por mohon përgjegjësitë kriminale. Në gjyq do të vendoset nëse 33-vjeçari është i shëndetshëm mendërisht, gjë që do ta çonte në burg, ndërsa në rast të kundërt ai do të dërgohet në një spital psikiatrik. Mediat lokale vlerësuan se rezultatet e ekzaminimit të ri mjekësor kanë krijuar një situatë të papreçedent për proçesin që po zhvillohet kundër vrasësit. Kjo, pasi gjykata e Oslos ndodhet përpara dy raporteve me përfundime diametralisht të kundërta përsa i përket gjendjes mendore të të pandehurit. Nëse shpallet fajtor dhe i arsyeshëm, Breivik përballet me deri në 21 vjet heqje lirie .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›