Romney drejt kandidimit te sigurt

Kandidati republikan për president, Mitt Romney pritet të marrë përfundimisht emërimin e partisë së tij pas zgjedhjeve paraprake që mbahen në Texas.
Ky shtet ka 152 delegatë, shumë më tepër nga sa i nevojiten ish-guvernatorit të Massachusetsit për të arritur shifrën e 1 mijë e 1144 delegatëve që i duhen për të siguruar emërimin e partisë së tij. Romney ka nevojë vetëm për 58 delegatë për të arritur numrin e nevojshëm.
65 vjeçari prej javësh është kandidati favorit për përballjen me Obamën në nëntor, pas tërheqjes nga gara të rivalëve të tij.
Kjo fitore i jep fund stinës së gjatë të zgjedhjeve paraprake, që këtë herë ishte çuditërisht e ashpër për zotin Romni, i cili i rezistoi sfidave të rivalëve Neët Gingritch dhe Rick Santorum, të cilët ngritën shqetësime lidhur me pikëpamjet konservatore të Mit Romnit.
Anketimet e fundit tregojnë se ai është në garë të ngushtë me presidentin Barak Obama, kandidati i vetëm i Partisë Demokratike, i cili nuk hasi në vështirësi për të siguruar emërimin e partisë së tij.