E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, lëkundje tjetër me magnitudë 6,2 të shkallës rihter

Një tjetër lekundje ka tronditur Japoninë me magnitudë 6,2 të shkallës rihter. Epiqendra u lokalizua në prefekturën e Shizuoka, 120 km nga juglindja e Tokios.

Zona është në afërsi të malit Fuji, e cila ishte paralajmëruar nga agjensia meteorologjike japoneze. Thellësia e tërmetit ishte 10 km, dhe kjo lëkundje nuk ka një rrezik tsunami. Shpresat për të humbur janë shuar, edhe pse ekipet e shpëtimit, gjetën të gjallë një foshnje mes gërmallave, nje grua dhe një burrë të moshuar, rreth të 70-tave.

Numri i viktimave rritet në mënyrë dramatike. Sipas agjensisë Kiodo, departamenti i policisë japoneze ka konfirmuar se ka rreth 10 mijë persona të vdekur dhe të zhdukur. Trupat e identifikuar janë rreth1060 dhe rreth 420 u janë kthyer familjeve të tyre.

Edhe niveli i radioaktivitetit vazhdon të rritet, dhe në Tokio, ai është 10 herë më i madh se normalia, por nuk ka rrezik për shëndetin sipas autoriteteve japoneze. Vlera e radioaktivitetit u rrit pas shpërthimit në reaktorin e dytë. Ky është shpërthimi i tretë që ndodh në zonën e reaktorëve ne Fukushima. Shpërthimi u shoqërua me një rënie zjarri që përfshiu reaktorin numër 4, prej nga dyshohet të ketë rrjedhje radioaktive.

Ndërkohë që vendi po përjeton një black out gjatë dy ditëve të fundit. Autoritet kanë vendosur që për ruajtjen e energjisë të furnizojnë më pak orë çdo prefekturë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›