Arvizu: Partitë politike, duhet të tregojnë vullnet politik

Kryetarët e bashkive dhe të komunave duhet të punojnë për qytetarët dhe për këtë, SHBA, BE, OSBE/ODIHR, do ti vëzhgojnë nga afër këto zgjedhje, pasi mënyra sesi do të zhvillohen, do të ndikojnë drejt rrugës për në BE. Kështu deklaroi Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ndërsa lëshoi thirrje ndaj qytarëve të cilët duhet të shohin me vëmendje kandidatët, për të hedhur votën e duhur.
“Përsa i përket pasqyrimit të frymës së demokracisë, mendoj se zgjedhjet vendore, kandidatët janë një pasqyrimi i demokracisë. Si kryetar i këshillit Bashkiak, ose mund të presësh Rezultate ose të mënjanohesh prej votuesve dhe kjo e bën një herë të dukshme kur u takova me kryetarët e Bashkive. Këta zyrtarë, duhet të flasin për kujdes shëndetësor, punësim, rrugët, etj dhe nuk është për tu habitur, kur vetë votuesit janë të shqetësuar dhe atmosfera tejet partiake, e cila po pengon të ofrojë shërbime në nivel qëndror”.
“SHBA, BE, OSBE/ODIHR, po i vëzhgojnë këto zgjedhje nga afër dhe mënyra sesi do të zhvillohen keto zgjedhje, do te ndikojne drejt rruges per ne BE”.
Ndërkaq, Arvizu deklaroi se partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik ndërsa theksoi se ODIHR do të dërgojë një mision vëzhguesish duke mbështetur mbi 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi dhe zgjedhjet vendore kanë rëndësi kombetare. SHBA do të ofrojë 350 mijë dollar në mbështetje për këto zgjedhje.