E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritje, Begaj Kampione e Europës, shkëlqen Godeli e Calja

Tre medalje, një ari, një argjendi dhe një bronxi. Kjo është dhurata e peshëngritësve shqiptarë nga Europiani i Antalias, në ditën e dytë që pa të impenjuar në pedanë kuqezinjtë. Romela Begaj doli Kampione e Europës në shkëputje dhe nënkampione në dygarësh, ndërsa Daniel Godeli mori një medalje bronzi në shkëputje. Begaj e nisi garën me 93 kilogram, në shkëputje, e cila u kalua me sukses. Dhe në provën e dytë kaloi me sukses 98 kilogramë, po aq sa dhe azerja Bojanka Kostova, e cila ishte e favorizuar si pasojë e peshës trupore. Në provën e tretë tentoi 102 kilogramë duke e ngritur shtangën. Në shtytje e nisi garën me 113 kilogramë, të cilin e kaloi me sukses. Në provën e dytë provoi 116 kilogramë, të cilin arriti ta ngrejë por protesta e ekipit gjerman, se shqiptarja peshoi peshën në momentin që po e mbante mbi shpatull, bëri që gjyqtarët ta quajnë të parregullt duke i hequr mundësinë të hynte në zonën e medaljes. Në provën e tretë, 26-vjeçarja provoi 118 kilogramë por tensioni i akumuluar bëri që të mos e kalojë dot duke shpërthyer në lot, për një titull europian të munguar në dygarësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›