E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali fiton në derbi, shkon +4 nga Barça

Reali i Madridit fitoi 4-1 në derbi ndaj Atletikos duke ruajtur distancën me rivalin dhe ndjekësin më të afërt, Barcelona. Merengues kanë tashmë 82 pikë përkundrejt 78-të të blaugranave. Sakaq në distancë të madhe nga këto dy skuadra është Valencia e vendit të tretë e cila nuk ka më shumë se 52 pikë dhe më pas me radhë Malaga, 50 pikë e Levante 48. Ndërkohë për Realin në ndeshjen e djeshme shënoi një tripletë i përhershmi Kristiano Ronaldo në minutën e 25-të të pjesës së parë, 68-të dhe 83 të pjesës së dytë, si dhe Kalejon në minutën e 88-të. Për Atletikon barazoi përkohësisht Falkao në minutën e 55-të. Në ndeshjet e tjera të luajtura mbërmë Granada barazoi 2-2 në fushën e vet me Atletik Bilbaon, Gijon fitoi 3-2 me Levanten, ndërsa Valencia shkatërroi 4-1 Rajo Valekanon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›