E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritje, në Botëror, edhe një sportist tjetër

Kampionati kombëtar i të rinjve i zhvilluar në Korcë mund të mbledhë edhe një herë tjetër kryesinë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Drejtuesit e saj do të përzgjedhin sportistin më të mirë të garës juglindore, i cili më pas do të udhëtojë për në kampionatin botëror në Cali të Kolumbisë. Sekretari i përgjithshëm i shtangës, Ilir Kraja theksoi se Federata mund të mbulojë shpenzimet për në Botërorin e të rinjve vetëm për një sportist. "Kryesia do të zhvillojë së afërmi edhe një takim tjetër. Megjithëse nuk ka asnjë gjë përfundimtare, mund të them së plan është që përvec Qerimajt dhe Trashës në Cali të shkojë edhe një shtangist i tretë me fondet e federatës. Për më shumë sportist nuk kemi mundësi financiare. Nëse dikush do t'i merrte vetë përsipër shpenzimet e udhëtimit apo dhe të akomodimit, ne nuk do ta pengonim në asnjë mënyrë që ai ose ajo të vinin për konkurim", tha sekretari Kraja për ‘Panorama Sport'. Ndërkaq numri dy i FSHP-së shtoi se dy olimpistët kuqezi nuk e kanë ndërprerë në asnjë moment stërvitjen.
O. Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›