Volejboll, Kombëtaret sot në parket për Europian

Kombëtaret sot në parket për Europian
Do të luhen sot në Durrës dhe Shefilld të Anglisë dy ndeshjet e para për eleminatoret e kampionatit europian në volejboll për meshkuj dhe femra. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Tomorri dhe Koja do të zbresin në orën 18:00 përballë përfaqësueses azrrbajxhanase në parketin e pallatit të sportit "Ramazan Njala". Në të njëjtën orar, por në tokën ‘ishullore' do të luhet edhe premiera europiane mes formacionit të Britanisë së Madhe dhe femrave shqiptare me trajner Gorenxa dhe Gurabardhi. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit, përfaqësuesja e meshkujve gëzojnë një formë të mirë sportive prandaj nuk përjashtohet edhe një rezultat pozitiv në Durrës. Rivali i Shqipërisë ka mbërritur dje në Tiranë rreth orës 10:00 të mëngjesit. Ata e zhvilluan seancën e parë stërvitore rreth orës 18:30. Ndërkohë pritet të zhvillojnë edhe sot në mëngjes një seancë të dytë përpara takimit zyrtar. Ndeshjet e kthimit do të luhen të dielën në Baku dhe në Durrës.
O.S
Meshkujt
8 maj
Shqipëri – Azerbajxhan
11 maj
Azerbajxhan – Shqipëri
Femra
8 maj
Britani e Madhe – Shqipëri
11 maj
Shqipëri – Britani e Madhe