E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çani çmend Palermon, show 3-golësh në miqësore

Edgar Cani shënoi tre gola brenda 45 minutave në fitoren 1-0 të Palermos me diletantët e Favignana. Sulmuesi i ri shqiptar u aktivizua vetëm pjesën e dytë duke realizuar minutat 53',62' dhe 85'.
Ai i minutës së 53-të ishte dhe goli i parë i Canit me fanellën rozë e zezë të skuadrës italiane, duke goditur fuqishëm me të majtë nga një distancë e largët. Goli i dytë (62') u realizua me të djathtën cka entuziazmoi rreth 300 shikuesit që ndoqën takimin. Goli i tretë i shqiptarit (85') ishte një veprim spektakolar, kur Cani fitoi një duel shpejtësie me mbrojtësin kundërshtar Kanzonerin, gol që mbylli dhe ndeshjen me rezultatin 10-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›