E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te dalesh mbi ligjin

Ngjarja e 14 nentorit kur nje deputete shqiptare leshoi nje bresheri sharjesh ndaj nje polici te thjeshte ne kufi rin mes Shqiperise dhe Kosovesvetem sepse donte te kalonte me nxitim pa pritur ne radhe si te tjeret e pa respektuar procedurat ishte teper banale per tu kujtuar gjate.
Per moszbatim te ligjit dhe fyerje te figures publike deputetja Albana Vokshi u shoqerua ne komisariatin e Prizrenit dhe u denua me nje gjobe prej 250 eurosh nga autoritetet gjyqesore. Por kur te njejtat autoritete ne fund te se njejtes dite e anuluan vendimin e meparshem pa dhene asnje motiv njesoj sikur rrefimet e tre policeve kosovare dhe Vokshit te mos kishin ekzistuar kurre gjithcka u be e turpshme tregues i shoqerive te vogla qe jetojne ende nen komplekse inferioriteti e paligjshmerie dhe nen ndikim te jashtezakonshem nga pushteti qe i drejton.
Ngjarja mori permasa te habitshme kur kryeministri kosovar Hashim Thaci kerkoi ndjese per incidentin dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha me krenari e rrefeu kete ne nje deklarate per gazetaret fill pas kthimit nga samiti i NATO-s ne Lisbone. Madje deklaroi se e gjitha ishte nje akt i papergjegjshem nga ana e autoriteteve kosovare. Nuk di nese ndokush mund ta kuptoje se si nje kryeminister mund te kerkoje falje per nje perfaqesues te policise se shtetit vetem se ai ben detyren e tij ndersa nje tjeter kryeminister sqaron publikun per ngjarje te tilla dhe jep vleresime per vendimet e gjykates. Eumlshte vertet akt i papergjegjshem kerkesa e nje polici per te qendruar ne radhe Eumlshte akt i papergjegjshem vendimi i gjykates per te penalizuar ate qe shkel ligjin Kjo histori mund te ishte teper banale per te marre permasa si keto por jo me deputete perdorin pushtetin e tyre per te zhvleresuar vendime gjykate dhe kryeministra e miratojne dhe e ndihmojne kete.
Per hir te se vertetes duhet sqaruar e gjithe ngjarja. Kujtdo mund ti kete ndodhur te udhetoje drejt Kosoves nga veriu i Shqiperise dhe kushdo mund te deshmoje se policet kufitare kosovare nuk shquhen per ndonje vrazhdesi apo rreptesi specifike sic do te ndodhte ne ndonje kufi tjeter te vendit me fqinjet. Nese e njejta ngjarje do te ndodhte pikerisht aty kryeministrit te vendit tim kjo nuk do ti dukej aspak akt i papergjegjshem por nje incident qe sidoqofte nuk cenon marredheniet e shkelqyera mes dy popujve dhe qeverive.
Po pikerisht sepse jane police kosovare dhe jo greke maqedonas apo edhe te UNMIK-ut si dikur cdokush mund te pretendoje privilegje ne kalimin e kufirit trajtim te vecante dhe sjellje te perulur. E aq me teper nje perfaqesues i Kuvendit te Shqiperise qe mendon se keto privilegje te vockla jane me e pakta qe mund te perfitoje nga statusi i ri. Pak vite me pare media ne Holande publikoi foto te kryeministrit Jan Peter Balkenende i cili shkonte ne pune me biciklete dhe priste ne radhe driten jeshile te semaforit. Ne Uashington Daniel Fried deri vone ndihmessekretar i Shtetit per Ceshtjet Europiane priste autobusin per te shkuar ne shtepi njesoj si te tjeret sado e paimagjinueshme te te duket nje gje e tille.
Por jo ne Shqiperi a Kosove. Ketu ministra deputete e zyrtare te cdo rangu zgjedhin te shkelin te gjitha rregullat te kalojne pa te drejte para te gjithe te tjereve te parkojne kudo e te mos i pergjigjen askujt. A thua se me statusin e ri u kane ardhur te gjitha privilegjet e paligjshme qe duhet ti vene ne zbatim me nxitim para se tu mbaroje mandati. Ne Shqiperi e Kosove ligji nuk zbatohet. Ai shkelet nga ata qe e propozojne qe e miratojne qe jane pergjegjes per garantimin e zbatimit te tij. Nje shtet i se drejtes si ai qe duam te ndertojme nuk eshte asgje tjeter vecse nje grumbull ligjesh e institucionesh qe duhen respektuar maksimalisht. Nuk po flas per edukimin e publikut me ndjeshmeri e kulture perendimore por thjesht dhe vetem per zbatimin e rregullave qe jane miratuar. Gjithcka nis prej kesaj e nese kjo mungon nuk ka rendesi se cfare ben per ti mbushur mendjen BE-se se cdeshire te madhe ke per tu integruar ne nje familje qe ligjin dhe respektin per te e ka te padiskutueshem.
Edhe me e turpshme eshte qe nen presion a per ndonje ndjesi te pajustifikuar inferioriteti nje gjykate te hedhe poshte vendimin e saj bazuar mbi prova per te denuar ate qe shkel ligjet qofte edhe minister apo deputet. Dhe nga ana tjeter te detyrosh nje gjykate te ndryshoje vendimin brenda dites kjo eshte nje shkelje edhe me e madhe e ligjit sepse eshte e qellimshme aplikohet nga pushtete me te larta se gjyqesori dhe ve ne dukje brishtesine e vete institucioneve te shtetit.
Nje ngjarje banale si ajo e 14 nentorit do te harrohej shpejt. Nese nje kryeminister nuk do ta kishte shfaqur kaq hapur servilizmin e tij. E nese nje tjeter nuk do ta perdorte kete per te pastruar publikisht figuren e nje deputeteje arrogante qe nuk di a nuk do te zbatoje ligjin.
Gazeta Shqiptare/balkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›