E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi policin rrugor, kapet shoferi i dehur

Durres- Aksidentoi policin rrugor ne detyre, arrestohet i denuari per vrasje nga pakujdesia. Gjendja e efektivit K. Aliaj eshte e renduar dhe ai mjekohet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku dje koleget e Durresit kane dhuruar gjak duke i ardhur ne ndihme. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan si te dyshuar 36-vjecarin Afrim Byberi, i cili rreth ores 16:20 te se enjtes, ne segmentin rrugor Tirane-Durres, ne vendin e quajtur "Koxhas", ne kohen kur drejtonte nen efektin e alkoolit fuoristraden me targa TR2609S, ka humbur kontrollin dhe ka goditur rrugorin. Efektivi ndodhej ne sherbim, se bashku me nje koleg tjeter dhe ne ato momente kontrollonte dokumentet e nje autoveture anash rruges kryesore. Mesohet se Byberi, i lindur ne Tropoje dhe banues ne Durres, ka qene nje here i denuar per vrasje nga pakujdesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›