Policia blindon Shkodren
Drejtoria e Pergjithshme e Policise tha dje se ne aksionin e perballimit te permbytjeve jane angazhuar 650 efektiva te policise te cilet kane vepruar ne kryerjen e aksioneve ne ndihme te familjare te zonave te permbytura te cileve u eshte dhene ndihma e nevojshme per evakuimin e tyre per trajtimin mjekesor apo per sigurimin e bazes ushqimore te bagetive. Sipas policise me perparesi jane trajtuar rastet e personave te semure rastet e emergjencave te femijeve ku vetem gjate dites se djeshme jane kryer 37 nderhyrje te tilla. Policia tha se jane evakuuar dhe
akomoduar ne qendrat e strehimit 35 femije te mitur. Ne dy raste jane derguar prane ambienteve spitalore nje e moshuar nga Komuna Dajc dhe nje qytetare nga lagja Xhabije e cila eshte derguar prane maternitetit Shkoder per lindje.
Zonat problematike
Bazuar edhe ne udhezimet e dhena nga Shtabi i Emergjences forcat e policise ne bashkeveprim me ushtrine jane vendosur ne zonat e konsideruara me problematike ne Shkoder. Nen drejtimin e drejtorit te Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj i cili ndodhet ne Shkoder prej kater ditesh policia ka kryer sherbime intensive ne fshatrat e komunes Dajc ne fshatin Obot te komunes Ana e Malit ne fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtem te komunes Bushat ne fshatrat e komunes Berdice ne fshatrat Kuc Renc e Vukatane te komunes Guri i Zi. Policia ka nderhyre edhe ne fshatrat as Pulaj e Rec te komunes Velipoje ne lagjet periferike te qytetit buze liqenit te Shkodres si dhe ne lagjet ne hyrje te qytetit. Sherbime te panderprera policie jane vendosur edhe ne te gjitha akset rrugore problematike me qellimin drejtimin e levizjes se automjeteve dhe moslejimin e kalimit te tyre ne zonat e rrezikut.
Masat e sigurise
Drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj ka deklaruar dje per median se gjate kater diteve te situates se renduar nga permbytjet ne Shkoder nuk eshte evidentuar asnje veper penale. Nderkohe burimet zyrtare thane se zonat e permbytura jane mbuluar me efektiva policie te cilet jane atashuar prane komunave dhe ne fshatrat problematike me sherbim 24-ore pa nderprerje. Me qellim per tu ardhur ne ndihme te gjithe shtetasve ne nevoje nga strukturat e Policise krahas numrave pa pagese 129 dhe 126 jane vene ne dispozicion dhe 10 numra te tjere telefonike permes te cileve qytetaret mund te kerkojne ndihmen e sherbimeve policore thuhet ne deklaraten e djeshme te policise. sipas saj me qellim ruajtjen e rendit dhe sigurise publike ne Shkoder gjate fazes se emergjences policia e Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane marre ne ruajtje tri argjinatura ne komunen Velipoje Bendin e Malit te Jushit ne komunen Bushat. Policia gjithashtu ka marre ne ruajtje Stacionin e Pompave ne fshatin Trush Stacionin Qendror te Pompave ne fshatin Dobrac si dhe Depon Qendrore te Ujit ne Tepe.
Vjosa del nga shtrati permbyt fshatrat e Fierit dhe Vlores
FIER/VLORE - Dalja nga shtrati e lumit Vjose gjate nates se te shtunes ka perfshire ne panik jugun e vendit. Me te rrezikuara por edhe te prekura kane qene zonat rurale te Fierit si dhe Vlora nje pjese e mire e se ciles kufizohet me fshatrat e Fierit. Fryrja e lumit jashte kuotave normale ka sjelle nje situate kritike per banoret e zones se Ferrasit dhe te Levanit ata te Novoseles ne Vlore duke bllokuar per pak ore dhe rrugen nacionale qe lidh Fierin me Vloren. Keshtu jane permbytur 30 shtepi gjithsej si dhe siperfaqe te medha ujore. Banoret te alarmuar nga pushteti i ujit kane marre masa per evakuim si dhe kane terhequr gjene e gjalle dhe cfare kane mundur tjeter. U mbytem. Kerkojme te na vijne ne ndihme. Kur erdhi lumi megjithese ishim lajmeruar per nje rrezik prape u gjendem te papergatitur. Me ka marre perpara lumi cfare ka gjetur pervec shtepise qe e ka mbuluar me shume se 1 meter me ka mbytur edhe bagetine dhe gjene e gjalle. Na shkaterroi cdo gje. Kerkojme qe te ngrihet argjinatura ne kohe te mire pasi tani nuk mund te behet asgje. Fuqia e ujit qe vershon eshte e paperballueshme thote Besim Kanani nje banor i zones. Lumi Vjosa doli nga shtrati duke sjelle nje situate jonormale ne fshatin Ferras. Per shkak te prurjeve te shumta te ujit dhe carjes se argjinatures se ndertuar dy ditet e fundit jane permbytur mbi 15 banesa shprehet Ramadan Krasniqi kreu i Bordit te Kullimit. Per tu larguar nga shtepite banoret jane ndihmuar edhe nga forcat e Emergjencave Civile. Nderkohe mbi 500 hektare toke bujqesore ne rrethin Fier jane nen uje. Jashte pune ka dale dhe stacioni i pompimit nderkohe qe Shtabi i Emergjencave po punon per ngritjen e nje argjinature ne uren e Mifolit. Prurjet e lumit Vjose u rriten ndjeshem gjate oreve te nates se shkuar duke bere qe ujerat te dalin nga shtrati ne mase te konsiderueshme dhe per pasoje shume banesa te ndertuara ne afersi te aksit kombetar rrugor Vlore-Fier jane rrethuar nga uji. Vetem ne oret e pasdites situata eshte qetesuar dhe sipas specialisteve nuk parashikohet rrezik per arsye se prurjet ne Permet dhe Tepelene jane normale. m.r/q.b Operacionet e policise ne Shkoder
Angazhim direkt ne evakuimin e
11.960 shtetasve
2.850 familjeve
14.646 krereve bageti
Pjesemarrja me
-650 forca policore
- 3 helikoptere te Policise se Shtetit
-10 kamione per transport
- 76 automjete te tjera te llojeve te ndryshme
- si dhe 14 mjete lundruese.
Numra telefoni per rastet e urgjences
129
126
10 numra te tjere prane Shtabit te Emergjences