E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkatari



Në një zonë të ndaluar po peshkonte një qytetar, kur i afrohet polici dhe e pyet:
-Çfarë po bëni këtu, po peshkoni?
-Jo, ç’është ajo fjalë!
-Çfarë është ai që mban në dorë?
-Hiç, një kallam.
-Po në majë të filispanjës së kallamit çfarë ka?
-Një grep.
-Po në grep?
-Një krimb.
-Çfarë po bën atje krimbi?
-Po ja, po lahet se ishte bërë gjithw zhul nwn tokw...

Kusuri

Një fëmijë hipwn në autobuz pa pasur biletë. Kur vjen fatorinoja vogëlushi fillon të qajë dhe i thotë se nuk e paguan dot biletën pasi 100 lekë që kishte i humbën duke i rrënë nga xhepi.
-S’ka gjë, se ti nuk do të ecësh më këmbë- i thotë fatorinoja së cilës i erdhi keq për fëmijën.
-Po për kusurin si do t’ia bëjmë? –vazhdoi djali.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›