Tahiri takim me një delegacion të Luginës së Preshevës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në një takim kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar nga Lugina e Preshevës, Rahmi Zylfiu, me bashkëpunëtorë.
Temë e këtij takimi mësohet të ketë qenë “gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e fundit atje, ashtu si edhe efektet e marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel, në përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje”.
Tahiri ka premtuar angazhim të Qeverisë së Kosovës në mbështetje të të drejtave etnike të shqiptarëve të Luginës, fakt ky që është vlerësuar nga delegacioni i Preshevës.