E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshku i prillit

Makaronat rriten në pemë. Sigurisht që nuk është e mundur, madje është gënjeshtër. Megjithatë, të gjithë e besojnë nëse e thotë "BBC"-ja, përmes një kronike të titulluar "Mbledhja pranverore e makaronave". Pamjet tregojnë disa fshatarë që mbledhin makaronat e rritura në degët e pemëve për t‘i tharë më pas në diell. Ende pa përfunduar kronika, kanë qenë të shumta telefonatat në kanalin televiziv "BBC", ku shikuesit pyesnin se ku mund ta blinin pemën e re. Ngjarja përkon me vitin 1957 dhe është konsideruar peshku i prillit (gënjeshtra) më i arrirë në historinë e medias.

E njëjta histori është përsëritur edhe 11 vjet parë, ekzaktësisht më 1 prill të 1998-s. Një reklamë e publikuar në gazetën "USA Today", tregonte se ishte prodhuar një simite e re e studiuar posaçërisht për mëngjarashët. Ishin të njëjtit përbërës, por të rrotulluar 180 gradë, me qëllim që të ndihmonin mëngjarashët të shijonin çisburgerat e tyre. Edhe në këtë rast kompanisë iu desh ta përgënjeshtronte lajmin. Festa e Peshkut të Prillit festohet në shumë vende të botës më 1 prill. Në këtë ditë bëhen shumë shaka, madje edhe të tepruara për t‘i vënë në siklet njerëzit. Këta janë shembujt e fundit të një tradite të vjetër që e bën peshkun e prillit simbolin e gënjeshtrës. Në fakt, sipas një legjende të vjetër, Zoti do t‘i jepte fund krijimit të tij pikërisht më 1 prill. Pasi e përfundoi punën, Zoti u rikthye në qiell dhe ia besoi tokën kujdesit të njerëzve. Këta të fundit, që nuk kishin mësuar ende të jetonin në tokë, e shndërruan në ferr parajsën tokësore. Më të zgjuarit u përpoqën të rregullonin gabimet, por sforcot e tyre bëheshin të padobishme nga të paaftët, që edhe në natën e tempujve ishin më të shumtë në numër. Atëherë, për t‘i vënë në punë budallenjtë, të mençurit vendosën t‘ua zinin kohën me punë sa më shumë të ishte e mundur, duke i çuar sa andej-këndej në kërkim të gjërave që nuk ekzistonin.

E vërtetë ose jo, legjenda është e menduar mirë, sepse tradicionalisht, gënjeshtrat e 1 prillit përkojnë me faktin se viktimat vihen në kërkim të gjërave që nuk ekzistojnë. Më 1 prill vrapojnë të çmendurit dhe fëmijët, thotë një fjalë e urtë. Dikur më 1 prill fëmijëve të vegjël u tregohej ndonjë gënjeshtër dhe më pas dërgoheshin për të kërkuar gjëra që nuk ekzistonin: një litar për të lidhur erën, një bastun me një fund, një peshk pa luspa dhe gurë për të ndriçuar flokët. Pas kërkesave të fëmijëve, shitësit vinin buzën në gaz dhe u tregonin të vegjëlve të ktheheshin në shtëpi, sepse gjërat që kërkonin nuk ekzistonin. Fëmijët e kuptonin se i kishin vënë në lojë dhe i harxhonin paratë si të donin.

Në shumë vende të botës, dita e parë e muajit prill njihet si dita e gënjeshtrave. Është dita e vetme e vitit kur të gjithëve "na lejohet" të themi ndonjë gënjeshtër të vogël, të padëmshme, në formën e një shakaje. Ekzistojnë mendime të ndryshme mbi origjinën e kësaj tradite. Në kulturën e vjetër romake dhe në atë hindu, 1 prilli festohej si dita e parë e vitit, menjëherë pas ekuinoksit pranveror (20-21 mars). Në Mesjetë, pjesa më e madhe e Evropës festonte 25 marsin, si fillimin e Vitit të Ri.

Ju do të pyesni se ç‘lidhje ka peshku me gënjeshtrat. Përgjigjen më bindëse e ka dhënë një studiues i madh sicilian, që sipas të cilit, peshku i prillit vjen nga tradita e lashtë hebraike dhe ka si qëllim vënien në lojë të njerëzve.

Nga krijimi i botës e deri te gënjeshtrat mediate, peshqit e prillit ndryshojnë formë, por mbeten aktualë më shumë se kurrë, madje janë të prirur të shumëfishohen.

Ironi

Disa fotografi të peshkut të prillit mes kalendarëve dhe kartolinave të epokës

Kuriozitete

Pema e makaronave

Më 1957-n, stacioni televiziv BBC transmetoi një kronikë për makaronat që rriteshin në pemë

Simitja për mëngjarashët

"Burger King" publikoi në një gazetë amerikane reklamën e një simiteje të studiuar për mëngjarashët

Krijimi i tokës dhe budallenjtë

Pas krijimit të tokës, budallenjve iu dha si detyrë të bënin gjëra të kota për të shmangur dëmet

Gënjeshtrat

Dikur më 1 prill fëmijëve të vegjël u tregohej ndonjë gënjeshtër dhe më pas dërgoheshin për të kërkuar gjëra që nuk ekzistonin: një litar për të lidhur erën, një bastun me një fund, një peshk pa luspa dhe gurë për të ndriçuar flokët. Pas kërkesave të fëmijëve, shitësit vinin buzën në gaz dhe u tregonin të vegjëlve të ktheheshin në shtëpi, sepse gjërat që kërkonin nuk ekzistonin. Fëmijët e kuptonin se i kishin vënë në lojë dhe i harxhonin paratë si të donin


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›