Shqipëria-Kosova marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar
PRISHTINË- Në Prizren u nënshkrua sot, marrëveshja e financimit të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë, në kuadër të Komponentës së dytë të Instrumentit të Para-Anëtarësimit të Komisionit Evropian e cila ka të bëjë me Bashkëpunimin Ndërkufitar.
Marrëveshja u firmos nga ministrja kosovare e Integrimit Europian, Vlora Çitaku dhe ministrja shqiptare e Integrimit Europian, Majlinda Bregu. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno
Ministrja Bregu theksoi se, “shqiptarët kanë treguar se janë një komb me kulturë perëndimore, të hapur ndaj dialogut dhe që respektojnë kulturat e tjera në rajon. Bashkëpunimi ndërkufitar dhe projektet ndërkufitare do të ndihmojnë në përforcimin e këtij dialogu.
Ministrja Çitaku tha se, “ngjarja e sotme është e një rëndësie të veçantë, ky moment është një dëshmi e radhës që Kosova tashmë i është bashkuar trendit Ballkanik të integrimit Europian, si një partner i denjë dhe i barabartë.”
Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, tha se bashkëpunimi ndërkufitar është një prej kushteve kyçe për integrim në BE.
“Përvoja nga vendet tjera tregon se kjo mbështet zhvillimin e qëndrueshëm në të dyja anët e kufirit, promovon zhvillimin ekonomik e social dhe ç'ka është më e rëndësishmja, siguron kufinjë efektivë dhe të sigurt dhe një luftë më efikase kundër krimit të organizuar. Një jetë më e mirë për qytetarët në të dyja anët e kufirit është synimi i këtij projekti dhe arsyeja pse ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim këtë iniciativë",- theksoi ai.
Në prill 2010 Kosova ka finalizuar programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar me Maqedoninë dhe Shqipërinë, programe që janë aprovuar nga Komisioni Evropian në dhjetor të të njëjtit vit. Qëllimi i përgjithshëm i programit është të promovojë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve dhe institucioneve të zonave kufitare me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik, zhvllimit të ambientit dhe kohezionit shoqëror në mënyrë të qëndrueshme.
(e.m/atsh/BalkanWeb)