Google këshillon përdoruesit të modifikojnë sigurinë e Gmail
Google këshillon përdoruesit e Gmail në Iran të ndryshojnë disa opsione në sigurinë e postës së tyre elektronike. Kjo pas lajmit të sulmit pirat ndaj Gmail në llogarit e përdoruesve iranian.
Sulmi i krye me anë të disa certifikatave SSL të krijuara nga komprometimi i certifikatës së autoriteteve të Holandës. Këto certifikata false lejuan hacker-at të vidhnin identitetin virtual të përdoruesve.
Sulmuesit patën akses në llogari të faqeve të tjera si, Faebook, Microsoft, Yahoo, Skype, Mossad, CIA, MI6, Twitter, Mozilla, AOL dhe WordPress. Qeveria holandeze lëshoi një listë të 531 certifikatave të këqija të përdorura në sulmet informatike.
Google dhe Microsoft, pak kohë pas sulmit bllokuan të gjitha certifikatat e këqija, por nuk dihet ende dëmi i kryer nga sulmi.
Kompanitë i kanë sugjeruar përdoruesve të ndryshojnë masat e sigurisë dhe fjalë kalimet e llogarive të tyre edhe pse ata kanë siguruar se nuk është vjedhur asnjë fjalë kalim. Llogaritë e tyre kanë qenë të zbuluara vetëm për një kohë të limituar.
(a.h/BalkanWeb)