Forca e Fatit
11 vite jashte vendit, ai kurre nuk ra ne deshperim, dhe me shume pune, disipline dhe vendosmeri, arriti te bente dicka per veten. Pas 11 vitesh, ai vendos te rikthehet ne vendin e tij te lindjes Meksiko per te kerkuar ate cfare I takonte, te gjente te birin dhe te kerkonte drejtesi per vdekjen e se emes. Fare papritur do te takohet me Lucia Lomelí, dhe ne mes tyre do te linde nje dashurie qe do ta bente te vetedijshem per “Forcen e Fatit”.
Historia nis kur Ivan ishte vetem 14 vjec, dhe se bashku me te emen Alicia rikthehet ne vendin e lindjes, ku jetonte i ati i tij Juan Jaime Mondragón.. Juan Jaime ishte nje fermer i pasur dhe i fuqishem i cili refuzonte ta njihte ate si te birin e tij, duke e mohuar dhe bere kercenime drejt tij dhe te emes.
Alicia, ne kete moment detyrohet te zere nje pune si kuzhiniere ne rezidencen e familjes Lomeli Curiel, shtepia e Doña Carlotes, vajzes se saj Lucrecia, burrit te Lucrecias Gerardo dhe vajzave te tyre Maripaz dhe Lucia.
Ivan do te bej gjithcka mundet per te ndihmuar ne shtepi. Duke qene nje I ri I zgjuar, ai ishte ne gjendje te qendronte ne shkolle deri ne moshen 19 vjecare, kur 18 vjecarja Maripaz rikthehet nga studimet jashte vendit, vajza e cila do ta joshte me bukurine e saj. Maripaz eshte mendjelehte dhe e papergjegjshme; ajo arrin te josh Ivan dhe shume shpejt te mbetet shtatezane me te.
Natyrisht, qe ky do te ishte nje skandal I madh dhe Lucrecia, e ema e Maripaz, do te terbohet. Ajo dergon disa bandit per te rrahur Ivan dhe ne perpjekje per te mbrojtur vehten, ata arrijne ta bejne ate te mendoje se kishte vrare nje prej agresoreve, ndaj dhe I duhej te largohej. Kur kthehet ne shtepi, ai shokohet teksa gjen te emen e vdekur.
I mbushur me hidherim dhe konfuzion, ai beson se gjithcka ishte shkaktuar nga Lucrecia dhe Juan Jaime Mondragon. Ai e dinte se ishte I pafuqishem perballe tyre, dhe duke mos pasur asgje per te humbur, vendos te emigroje ilegalisht ne SHBA.
Atje, ai takohet me nje njeri qe do te behet keshilltari dhe mbrojtesi I tij, Anthony McGuire. Pas 11 vitesh, Anthony e bind ate te rikthehet ne Meksike me nje biznes, por gjithashtu edhe te perballet me te kaluaren e tij.
Me rikthimin e tij, Ivan do te perballet me surpriza, mashtrime dhe mistere, te tilla si zhdukjen e te birit nje dite pasi ai kishte lindur, dhe qe ende edhe sot e kesaj dite askush nuk ishte ne dijeni mbi vendndodhjen e tij.
Megjithate, supriza me prekese ishte kur Lucía, motra me e vogel e Maripaz, I rrefen se ajo kishte qene e dashuruar me te qe ne femijerine e tyre. Ivan kurre nuk kishte dyshuar per ndjenjat e saj ndaj tij sepse ai gjithnje e kishte pare si nje femije dhe mikeshe te mire.
Por “Forca e Fatit” do te vendos gjerat ne vendin e duhur, dhe ne fund do te jete Lucia e cila do ta ndihmoje ate te gjeje te birin, te zbuloje vete-vleresimin dhe krenarine, dhe te kaloje cdo pengese me force dhe dinjitet.
Se bashku do te zbulojne kuptimin e miqesise, ndershmerise dhe premtimit. Dhe ne fund ata do te bashkohen pergjithmone nga dashuria e vertete, fale “Forces se Fatit”.