Pesimizëm para takimit vendimtar të Kopenhagës
Britania e Madhe është shumë skeptike në lidhje me finalizimin e një marrëveshjeje përfundimtare për klimën në takimin e shumëpritur të dhjetorit në Kopenhagën. Dy vjet të shkuara, qeveritë e botës ranë dakord të finalizonin përpjekjet e tyre pikërisht në Danimarkë, por deri më tani vendet e zhvilluara dhe të fuqishme ekonomikisht, ato që do të duhet të mbajnë edhe peshën më të madhe të shpenzimeve për masat që do të merren, po reagojnë me shumë përtesë dhe vonesë. Por, ministrat britanikë për herë të parë janë shprehur shumë skeptikë në lidhje me angazhimin real të vendeve të zhvilluara, të paktën në afatin e caktuar për dhjetorin e ardhshëm. Shkaku janë mendimet e ndryshme dhe angazhimet e pjesshme që kanë shtete të ndryshme në lidhje me detyrimet që do të kenë. Ka nga ata që kanë bërë të ditur se do të duhet ende kohë për të rënë dakord dhe për të bërë marrëveshjet e duhura. Megjithatë, situata para takimit të Kopenhagës është shumë pesimiste.