Xhamajkë, shkon në 50 vetë numri i të vrarëve pas trazirave të fundit
Autoritetet xhamajkane kanë konfirmuar të mërkurën se në aktet e dhunës që kanë tronditur disa zona të ndryshme të kryeqytetit Kingston në Xhamajkë në ditët e fundit, janë regjistruar të paktën 50 të vdekur.
Ushtarët dhe policia në vend janë ende Christopher "Dudus" Coke. Bosi xhamajkan i drogës kërkohet të ekstradohet nga SHBA-ja me akuzën e trafikimit të kokainës dhe të armëve. Në ditën e katërt të dhunës në ishullin e Karaibeve, numri i të vdekurve u rrit nga 31 persona në 49. Së paku tre anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë gjatë përleshjeve me armë zjarri në kryeqytetin xhamajkan.
Shumica e personave të vdekur ishin të rinj të cilët dyshohen si pjesëtarë të grupit mafioz të Coke, të cilët u vranë të hënën gjatë luftimeve të ashpra me forcat e armatosura të sigurisë. Qeveria xhamajkane premtoi se do të përgjigjet të ashpër kundër krimit, që në të kaluarën ka dëmtuar reputacionin e Xhamajkës , si një destinacion pushimi për turistët amerikanë dhe atyre europianë.