E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticioni: Edhe ish deputete te PS-se, apel Rames



Shkon ne 604 numri i personaliteteve shqiptare nga te gjitha fushat, qe i bashkohen peticionit drejtuar kreut socialist, Edi Rama, per te mos penguar me votimin e tre ligjeve. Ne prag te celjes se sesionit te ri parlamentar te henen, listes se firmetareve i shtohen edhe 112 intelektuale te njohur. Nder emrat qe bien ne sy, eshte e bija e piktorit te madh shqiptar Vangush Mio, kardiologjia Prof.Dr. Anesti Kondili, shefja e Katedres se reumatologjise Prof. Teuta Backa e kolege te saj, nga stomatologjia Prof.Dr. Pavllo Kongo e kolege te tij, si ish deputeti i Partise Socialiste, Dr. Leontiev Cuci, profesore nga Fakulteti i inxhinierise elektrike, Prof.Dr Petraq Marango etj. “Ne emer te kurajes qytetare, te atdhedashurise, detyrimit qe kemi ndaj vendit dhe kombit, te aspirates shqiptare per integrim, ne i bashkohemi me firmat tona, grupit iniciator te elites shqiptare me apelin drejtuar z.Rama, qe te mos pengoje deputetet te votojne tre ligjet qe kerkohen per statusin e vendit kandidat. Qendrimi yne nuk ia ka me hile z.Rama. Ne thjesht duam, qe ai te mos ndahet nga shqiptaret. Ne duam, qe ai te mos bllokoje me. Mosvotimi i tre ligjeve, eshte gjeja me e pakuptimte”, - shprehen ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›