E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRTRSH miraton ndertimin e tre HEC-eve dhe resorteve turistike Rozeta Rapushi

Keshilli Kombetar i Territorit, miratoi dje ndertimin e tre hidrocentraleve te reja si dhe disa projekte per zhvillimin e turizmit, kryesisht te ndertimit te resorteve turistike ne zonen e Ishmit dhe ne Gjirin e Lalzit. Duke u ndalur tek secili projekt, kreu i qeverise Sali Berisha tha se beteja per te shnderruar Shqiperine ne superfuqi rajonale te energjise se rinovueshme vazhdon ne menyre te panderprere, ndaj KRRTRSH miraton disa hidrocentrale, sic eshte ai i “STRAVAJ”, “Qafezezit”, “Stavecit”, ku ai theksoi se do te punesojne mijera qytetare, kryesisht banore te zonave aty afer. “Energjia ujore eshte mirepozicionuar nder me te rendesishmet ne kete drejtim. Ndaj dhe sot merr nje rendesi te vecante miratimi i ketyre hidrocentraleve, te cilet u shtohen dhjetera e dhjetera te tjereve qe ndertohen cdo ore, cdo dite, cdo jave, larg kamerave televizive, te cilat kane per ishull parajse territorin brenda unazes se vogel te Tiranes dhe si kulle te fildishte Rognerin dhe Sheratonin”, - u shpreh kreu i qeverise. Nga ana tjeter, ai sqaroi se te tjera projekte me rendesi te madhe jane pjese e mbledhjes, si vendimet per zhvillimin e turizmit ne brigjet e komunes se Ishmit apo Orikumit. “Sot ne, gjithashtu, shqyrtojme probleme qe kane te bejne me nevoja jetike te Orikumit, edhe kjo nje zone e famshme qe nga lashtesia deri me sot, per bukurite e saj natyrore, per betejat e zhvilluara ne territorin e kesaj komune, sot bashki. Behet nje investim shume i rendesishem, prej 16 milione dollare per furnizimin me uje. Dua te garantoj qytetaret e Vlores dhe te mbare Shqiperise se vepra tjeter e rendesishme, pas fillimit te bypass-it prej 27 kilometrash, ne qytetin e Vlores do te jete rruga Orikum - Kepi i Gjuzes, nje zone mahnitese per potencialin e saj te jashtezakonshem turistik”, - siguroi kryeministri. Sipas tij, mjerisht, per shkak te mungeses se infrastruktures, kjo eshte nje zone e panjohur per shqiptaret, pervec atyre pak ushtarakeve qe kane kryer sherbimin ne ato zona dhe barinjve qe kullosin delet e tyre ne gadishullin e Karaburunit. “Karaburuni ne faqen e tij veriperendimore deri ne Kepin e Gjuzes ka nje terren te jashtezakonshem, potencial shume te madh per turizmin. Ndaj dhe ne po i paraprijme me infrastrukture, ne menyre qe te shtrihet gradualisht dhe turizmi ne ate drejtim. Sikunder, dua te informoj qytetaret se eshte ne proces dhe ne studim e siper kompleksi Zvernec – Narte - Sazan - Karaburun, i cili, sipas eksperteve me te shquar te zonave turistike, rezulton te jete nje kompleks unik ne tere gjeografine e deteve dhe oqeaneve te planetit”, - theksoi Berisha.

VENDIMET E MIRATUARA

Leje infrastrukture, per ndertimin e hidrocentralit “STRAVAJ”, komuna Stravaj

Leje infrastrukture, per ndertimin e hidrocentralit “Qafezeze”, rrethi Librazhd

Leje infrastrukture per ndertimin e hidrocentralit “Stavec”

Leje infrastrukture per ndertimin e “Drejtorise se mbrojtjes se deshmitareve dhe repartit RESI”

Leje infrastrukture per rrjetin e furnizimit me uje dhe sherbime sanitare ne Orikum

Rivleresim i zones nenjugore me siperfaqe 30 ha, pjese e studimit urbanistik pjesor me siperfaqe 43.69 ha ne fshatin Hamalle, Bashkia Sukth

Studim Urbanistik Pjesor per kompleks turistik rezidencial e hotelier sip. 9.71 ha brenda studimit urbanistik ne zonen turistike te Gjirit te Lalezit, Komuna Ishem.

Studim Urbanistik Pjesor me sip. 1.2ha brenda ristudimit urbanistik ne zonen turistike te Gjirit te Lalezit, Komuna Ishem.

Studim urbanistik pjesor 7.6 ha, dhe leje sheshi per 3 vila nje kat me papafingo brenda ristudimit urbanistik ne zonen turistike te Gjirit te Lalezit, me sip.2812m2, ne fshatin Lalez, Komuna Ishem, Qarku Durres.

Ndertimi i resorteve, Berisha batuta me PS per katet e ndertesave

Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Kombetar te Territorit, kryeministri Sali Berisha beri edhe batuta ne lidhje me katet e ndertesave, duke ironizuar me qendrimet e fundit te kreut socialist. Batutat u bene gjate shqyrtimit te projektit per rivleresimin e zones nenjugore me siperfaqe 30 ha, pjese e studimit urbanistik pjesor me siperfaqe 43.69 ha ne fshatin Hamalle, Bashkia Sukth. Ky projekt shtrihet ne qendren e Gjirit te Lalezit, nje fshat turistik me nje hotel te nje firme te njohur nderkombetare me pese yje, vila e apartamente te specifikimeve me te larta dhe sherbimeve luksoze. Rishikimi nuk prek parametrat e zhvillimit qe jane ne fuqi. Investitoret kane ne vemendje edhe zhvillimin ekonomik te zones, duke pasur prioritet punesimin e banoreve te kesaj zone, nga bashkia Sukth. Pas prezantimit, nga perfaqesuesja e kompanise, Kryeministri Berisha pergezoi firmen e ndertimit qe kerkon te jete ne nje dimension sa me njerezor ne keto ndertimet turistike. “Sot ne mengjes, keshilltari im per ceshtjet e territorit dhe te urbanistikes, po me informonte per rendin e dites. Dhe ne kete pike, ato ndertimet qe ishin parashikuar 3-kateshe te zbrisnin ne 2-kateshe. Erla u thote - mire qe i sjell ketu! Po ku t’i coje? – i them une. Mund t’i coje te Balla per te sharruar katet, se atje i con Rama kur ka per te sharruar katet”, - permendi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›