Petraeus: 4 mijë amerikanë të vrarë, por në Irak jemi pranë fitores
Janë 4 mijë ushtarët amerikanë të vrarë që nga fillimi i luftës në 2003. Pikërisht ditën kur shifra është rrumbullakosur duke hapur debate dhe polemika në SHBA, gjenerali David Petraeus, komandanti i forcave amerikane, pi një kafe në zyrën e tij në shtabin qendror të trupave ndërkombëtare, në atë që dikur ka qenë pallati presidencial i Sadam Hyseinit. Buzëqesh dhe kërkon të transmetojë një optimizëm që shifrat gjithsesi nuk e justifikojnë. "Kemi momente të vështira, kjo është e vërtetë, por siguria në Irak po përmirësohet. Në Kongres do të them se rruga që kemi nisur, është ajo e duhura. Madje është e vetmja rrugë e mundshme. Është ende shpejt për të festuar fitoren, por nëse do të vazhdojmë kështu, do ta arrijmë", thotë gjenerali. E në një orë intervistë, gjenerali ruan këtë imazh, pak të ndryshëm nga klishetë e ushtarakut, të cilat i ka kujdes. Tregon madje edhe ndonjë detaj paksa privat. Thotë se në Bagdad, në kohën e lirë, lexon biografitë e njerëzve që ashtu si ai, përballen me sfida ushtarake shumë të vështira. Ndodh që shpeshherë të stërvitet dhe të bëjë vrap bashkë me ushtarët ndërsa dhjetë minuta në javë ia dedikon berberit. Veç të tjerash rrëfen se sa herë që mundet, merr pjesë në ceremonitë në kujtim të ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak.
-Gjenerali Petraeus, lajmet e ditëve të fundit nuk janë të mira. Përveç bilancit të frikshëm prej 4 mijë ushtarësh të vrarë në pesë vite, mund të thuhet se këto kanë qenë Pashkë të përgjakura me lëshime raketash edhe në zonën e gjelbër të Bagdadit dhe me 60 të vdekur në vend. A mos po bën Iraku hapa prapa?
-4 mijë të vdekur tregojnë se Iraku është një realitet shumë i ashpër dhe i vështirë. Për sa u takon sulmeve në zonën e gjelbër, ato janë kryer nga të ashtuquajturit grupe speciale, të stërvitur dhe të armatosur nga Irani. Ishin raketa iraniane ato që u lëshuan këtu. Dhe kjo është shumë zhgënjyese. Premtimi i bërë nga Presidenti iranian, Ahmadinexhad, dhe liderët e tjerë të vendit të tij për të mos hedhur më benzinë në zjarr, nuk janë mbajtur. Nuk është kjo ndihma që irakianët duan nga fqinjët e tyre: do të duhej një marrëdhënie më konstruktive.
-Por, edhe terroristët sunitë janë kthyer në aksion me sulmet në Mosul. Kjo nuk ju shqetëson?
-Sulmet e Al-Kaedës janë rezultat i presionit të cilit i nënshtrohen, në veçanti në Mosul: kjo është një nga zonat ku Al-Kaeda ka pasur hapësirë më të madhe lëvizjeje dhe ku në vitin e fundit është përqendruar më shumë veprimi i forcave të koalicionit dhe atyre irakiane. Bëhet fjalë për një zonë të rëndësishme nga këndvështrimi strategjik, ka rrugë hyrjeje për Sirinë dhe Iranin dhe bëhet fjalë për një zonë me popullatë të përzierë. Ajo që terroristët kanë bërë gjatë Pashkëve, është ajo që bëjnë sa herë që ne i godasim rëndë. Përpiqen të na ndalojnë. Sinqerisht, mendoj se ky atentat mund të ketë të bëjë edhe me dëshminë që unë dhe ambasadori Kroker po përgatitemi të japim para kongresit. Nuk duan që të ketë vetëm lajme të mira.
-Dëgjohet shpesh të thuhet se vendi është në rrugën e pajtimit...?
-Situata e sigurisë është përmirësuar shumë. Nuk dua ta mohoj, e diela ka qenë një ditë e keqe, por ndoshta këtë e vëmë re më shumë, sepse tani ka më pak ditë të këqija në krahasim me tetë muaj më parë. Numri i sulmeve ka rënë në 60 për qind në krahasim me qershorin 2006, niveli i viktimave mes civilëve ka rënë në 60 për qind që nga dhjetori 2006: është një shenjë progresi. Nuk duam të shpallim fitore dhe të festojmë para kohe, sepse para nesh ka shumë për të bërë. Ka sfida të pafundme dhe pengesa që duhen kapërcyer, por ka pasur edhe shumë hapa përpara, drejt pajtimit. Për fat të keq, realiteti është i tillë, thelbi i shoqërisë irakiane është dëmtuar rëndë dhe do të duhen vite për ta përmirësuar atë.
-Një nga meritat më të rëndësishme që ju njihen është ajo e përfshirjes së sunitëve në menaxhimin e sigurisë. Si mund të jeni të sigurt se një ditë, këta persona nuk do t‘u kthehen armëve?
-Po u japim këtyre personave mundësinë për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në komunitetet e tyre. Thelbi i projektit tonë është t‘u japim atyre një rol në suksesin e Irakut të ri dhe jo në dështimin e tij. Mund të them se në disa zona të caktuara është e pamundur të mendosh se sunitët do të lejonin kthimin e Al-Kaedës. Ajo ka sjellë vetëm vdekje, shkatërrim dhe një ideologji që njerëzit nuk e mbështesin më.
-Ndoshta nuk do të riktheheshin tek Al-Kaeda, por mund të kthehen të luftojnë kundër shiitëve...
-Edhe një herë përsëris, ideja është që të gjithë të jenë pjesë e suksesit të Irakut të ri. Sunitët e dinë se kanë gabuar që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2005-ës dhe nuk do ta bëjnë atë gabim sërish, e dinë që nuk mund të kenë akses në burimet irakiane nëse nuk marrin pjesë në qeveri, bashkë me shiitët.
-Çfarë kuadri do të bëni në Kongres, pas pak ditësh për sigurinë në Irak?
-Do të përshkruaj nivelin e sigurisë, ambasadori do të flasë për anën politike dhe ekonomike. Më pas do të flasim për sfidat që na presin sërish dhe do të ilustrojmë rekomandimet që për momentin ia kemi dërguar Presidentit dhe që për motive të caktuara nuk mund të zbulohen tani.
-A mund të thoni së çfarë mendoni për debatin për uljen e numrit të trupave që është ndezur në Shtetet e Bashkuara?
-Objektivi është të reduktohen trupat deri në korrik, por ky angazhim është në mënyrë të qartë i kushtëzuar nga ato që do të jenë kushtet në terren. Nuk duam të vëmë në rrezik objektivat që me shumë sakrifica janë arritur deri më tani duke reduktuar trupat më shpejt nga sa duhet.
-Pyetja e fundit është ajo që ju bëjnë të gjithë: Gjenerali Petraeus, a do të jeni ju zëvendëspresidenti i ardhshëm i SHBA?
-Absolutisht jo.
-Cila do të jetë e ardhmja juaj pas Irakut?
-Do të isha i lumtur nëse do të mundja t‘i shërbeja vendit tim, në uniformë, për tërë kohën që do të ketë nevojë për mua.