Ian Paice, më 12 shkurt koncert në Tiranë
Ian Paice, bateristi legjendar i "Deep Purple" vjen për një koncert në Tiranë. Ai do të interpretojë "live" për publikun shqiptar më 12 prill në amfiteatrin "Calvin" së bashku me "Matt Filippini Band" dhe grupe shqiptare, në aktivitetin e organizuar nga "Artkontakt" dhe "Carl‘s Entertainment". Ian Anderson Paice, i lindur më 29 qershor 1948 në Nottingham, Angli, bëri emër si bateristi kryesor i grupit të ‘hard-rock‘-ut, "Deep Purple". Pas vdekjes së Jon Lord në 2002, ai është i vetmi anëtar themelues i grupit që akoma performonte me të.
Familja e tij lëvizi në Bicester në Oxfordshire. Dëshira dhe interesi i tij fillimisht ishin të drejtuara drejt violinës, por në moshën 15-vjeçare filloi t‘i binte baterisë. "Përfundimisht bleva një çantë veglash muzikore për 32 paund dhe vija rrotull duke interpretuar vals dhe ritme të shpejta, duke shoqëruar tim atë, i cili ishte pianist. Ishte pak e vogël dhe pa shije, por ishte vetëm fillimi", kujton vetë Ian në një prej intervistave të tij. I influencuar sidomos nga Gene Krupa, Buddy Rich dhe bateristë të tjerë të xhazit, Ian është një nga të paktët bateristë të ‘hard rokut, i cili përdor dhe "shkrin" ritmet e ‘ndryshimet‘ e xhazit në stilin e tij të fortë "elektrik". Fillimisht ka qenë baterist në një grup të vogël të quajtur "Georgie and the Rave ons", që më vonë ndryshoi emrin e tij në "The Shindigs". Ian la "shindigs" (festë e zhurmshme) për t‘u bashkuar me një grup të quajtur "MI5" që më vonë u riquajt "The Maze" (Labirint). Ai luajti përkrah Rod Evans në "The Maze". Pas kësaj, në moshën 19-vjeçare, ai ndihmoi në krijimin e "Deep Purple", më 1968. Ai mori pjesë në vitet ‘80 në ngjarjen ‘Super Drumming‘. Ishte i vetmi që kishte qenë në çdo moment në formacionin "Deep Purple". Gjithashtu, kishte interpretuar me Paice, Ashton & Lord, Whitesnake dhe Gary Moore.
Në verën e vitit ‘92, Ian Paice ishte i ftuar në koncertin e bamirësisë për mbledhjen e fondeve për të sëmurët me leucemi në Oksford, me anëtarët e "Bad Company" dhe "Procol Harum", të cilët e përfshinë në interpretimin e "A Whiter Shade of Pale". Ai u ftua nga Paul Mcartney për albumin e rock‘n‘rollit "Run Devil Run" (1999). Steve Morse thotë për Ian Paice: "Ai ngjan me të vërtetë si ‘Ringo i ashpër‘" (p.s: Ringo - muzikant, këngëtar, autor këngësh dhe aktor, i njohur më së shumti si baterist i "The Beatles"). "Ai është kaq i mirë në bateri, por nuk do të lidhet tepër me të. Kurse, thuajse gjithmonë, në shfaqjet e tij Ian vishet në blu (ose me raste në të gjelbër ose të purpurt). Ndërsa një nga të veçantat e tij është se të gjitha këto i bën duke përdorur dorën e majtë... ". Ai gjithashtu preferon të ndërtojë bateri bas të veçantë, njëkohësisht drejtpërdrejt, ‘live‘ dhe në studio. Një nga përjashtimet e pakta lidhet me singëllin "Fireball", që ka mundësi të jetë shembulli më i përsosur i teknikës virtuoze të Ian.