Juna: Më intriganti në shtëpi është Shkëlqimi
Mbrëmë, përpos zhvillimeve në shtëpi, e larguara nga shtëpia mbrëmjen e së shtunës, Juna, ka komunikuar në chat-forumin e faqes së "Big Brother"-it me disa forumistë. Si fillim ajo u pyet nëse kur Olsi të dilte nga shtëpia ekzistonte mundësia për t‘u zënë me të dashurin e saj dhe Juna i përgjigjet: zero. Ajo u pyet gjithashtu se cili është më arrogant në shtëpi,
Olsi, Shkëlqimi apo Ervisi dhe për Junën, më arroganti është Shkëlqimi, që sipas saj nëpërmjet intrigave mundohet ta mbajë mirë me të gjithë.
Piktura e Olsit që përfaqëson Junën i jep atij një energji të fortë sa herë ai i kalon pranë. Kështu i shprehet ai Julit, Çimit, Visit dhe Besartës. I vetmi që tenton të tallet është Shkëlqimi, kurse të tjerët e vlerësojnë sinqerisht mendimin e Olsit. Olsi thotë se abstraksioni i pikturës së tij përfaqëson gjallërinë e Junës. Ata mendojnë në grup se çfarë mund të shtohet që piktura të mbetet në shtëpinë e B.B.
Arbri dhe Ina diskutojnë për daljen e së shtunës. Ata thonë se nuk e prisnin aspak që të dilte ajo. Ina thotë se kur e dëgjoi, iu duk sikur i bënë veshët. Arbri thotë se ikja e Junës ishte jashtë çdo parashikimi që ai kishte bërë. Tashmë, mendojnë ata, është e vërtetuar se çfarëdo lloj veprimi të bëjnë, nga jashtë mund të gjykohet shumë ndryshe. Publiku merr vendime që sipas tyre janë të pasakta dhe të pavërteta. Ata marrin shembull Rominën, duke u shprehur se Romina nga jashtë mund të duket si viktimë, por në fakt ajo është arrogante dhe mendjemadhe. Arbri mendon që Romina nuk e ka konceptin bazë të jetesës në komunitet.
Ata të dy mendojnë se Romina tashmë është fill e vetme. Të dy thonë se Romina i ka humbur mundësitë të rikuperojë miqësitë që ka prishur gjatë kësaj kohe.
Olsi i tregon një histori Çimit sesi ‘krijimtaria e tij artistike‘ lind nga imazhi i një femre. Edhe pse sjellja e tij në momentin që është me personin konkret, nuk tregon afeksion të fortë, fjalët që ai thotë ose gjestet që ai bën kur ndihet i frymëzuar janë totalisht romantike dhe të ndjera. Biseda i referohet pikturës së Junës, sigurisht, edhe faktit që realisht piktura nuk i ngjan Junës, por sipas Olsit, ky është emocioni që i krijonte ajo.
U kthehemi zhvillimeve në shtëpi.
Çimi, Olsi dhe Visi janë në oborr. Çimi u tregon dy të tjerëve se Romina e ka pyetur se çfarë mendon ai për Olsin. Ai tregon se i është përgjigjur se ajo me Olsin janë shumë larg. Të njëjtën gjë konfirmon edhe Olsi. Biseda ndërpritet nga Romina dhe Najada që dalin jashtë. Çimi tenton ta provokojë Najadën, duke e pyetur nëse i ka pëlqyer piktura e Olsit. Najada e shpërfill nënkuptimin e Çimit, por thotë se ajo nuk i ngjan tamam Junës. Çimi thotë se ajo është Juna në versionin e Olsit. Çimi ngacmon edhe Rominën, duke i thënë se do ishte mirë që piktura e saj që prezanton Olsin të vihej aty pranë pikturës se prezanton Junën. Ironia e tij e hidhur i mpin Najadën me Visin të cilët nuk flasin. Kurse Romina tenton të bëjë shaka me ato që tha Çimi.
Çimi e pyet Nadën se kur do jetë momenti që do ta shohë Noçen të robëruar nga dashuria. Ai thotë se kur ajo të bjerë në dashuri do i ngjitet atij si rrodhe. Ai e mendon këtë, pasi zakonisht Najada është e ftohtë në ndjenja, ndaj dashuria për të do jetë një "shock". Najada ia kthen se Çimi ëndërron shumë. Ai është i bindur se një ditë do t‘i ndodhë edhe asaj, duke i kujtuar se një ditë edhe ajo do të plaket. Olsi i përgjigjet në vend të Nadës, duke i thënë se nëse nuk plakesh nga brenda, është shumë më e lehtë të jesh i ri edhe fizikisht.
Visi e pyet Çimin se çfarë do bënte ai nëse do ishte tre herë në nominim si Romina. Ai i përgjigjet se ‘nuk do i plaste fare‘ dhe se do thyente çdo gjë që gjente para. Juli shton se nuk është puna të jesh tre herë i nominuar, por të jesh i izoluar. Olsi thotë se fytyra e Romit e bën për të qeshur. Juli tregon sesi Romina e pyet vazhdimisht se përse e kanë nominuar dhe se ajo i është përgjigjur se kjo ishte diçka që dihej nga të gjithë. Çimi tregon për përgjigjen e tij të kësaj pyetje, ai ia ka pranuar se e ka nominuar dhe arsyeja ka qenë sipas Çimit dyfytyrësia e saj. Çimi tregohet shumë i rëndë me fjalët që thotë dhe të tjerët nuk flasin.
Olsi shton se Romina bën pyetje, por nuk arrin t‘i përballojë përgjigjet.