Pango pret turistët e parë të 2008-ës
Një kroçerë me rreth 180 turistë, kryesisht nga Amerika, Kroacia, Gjermania, Italia etj., mbërriti në Portin e Durrësit. Mes tyre, sipas njoftimit për shtyp të MTRKS-së, ndodhen personalitete të njohura si dhe mjaft përfaqësues të medias botërore. Ministri Pango i priti ata në ambientet e hotel "Rogner", duke vlerësuar ardhjen e tyre si një hap pozitiv për promovimin e turizmit shqiptar në botë. Ministri Pango theksoi se viti 2008 do të jetë një vit i mirë turistik ku shifrat pritet të kalojnë 2 milionë turistë. Kjo është kroçera e parë për këtë vit shtoi z. Pango, por do të pasohet edhe nga të tjera si austriake, gjermane etj. MTKRS, shtoi ministri, ka përgatitur guidat turistike për këtë vit, të cilat u prezantuan dhe në panairin e Berlinit ne formën e "10 turet e Shqipërisë" me pjesët më kryesore të saj duke filluar nga Alpet, Butrinti, Korça dhe gjithë Riviera.
Për dy ditë turistët do të vizitojnë kryeqytetin, Krujën, Durrësin për t‘u njohur më nga afër me potencialet turistiko-kulturore të vendit tonë.
Për dy ditë turistët do të vizitojnë kryeqytetin, Krujën, Durrësin për t‘u njohur më nga afër me potencialet turistiko-kulturore të vendit tonë.