E Diel, 1 Nëntor 2026

Petras: Ofensiva në Afganistan, vetëm fillimi


Gjenerali amerikan David Petreas thotë se ofensiva në Afganistan është vetëm fillimi. Pas marrjes nën kontroll të qendrës së rajonit të Marxhah në jug të Afganistanit prej trupave të NATO-s, mbi 600 policë vendas zbarkuan për të mbajtur nën kontroll zonën. Lajmi u njoftua prej komandës qendrore të Aleatëve ku edhe u dhanë detajet e vdekjes së 3 ushtarëve të saj gjatë operacioneve në 24 orët e fundit. Por sipas gjeneralit David Petraeus ofensiva e Marjahut është pjesë e një operacioni antitaleban të forcave aleate i cili do të zgjasë nga 12 deri në 18 muaj dhe për këtë arsye, gjenerali Petraeus thotë se beteja e Marxhah është vetëm fillimi. Gjatë një interviste televizive, Petraeus tha se armiku ishte i vështirë dhe se luftimet ishin të ashpra. Gjenerali foli nga Tampa e shtetit të Floridës ku ai kryeson Komandën Qendrore Amerikane e cila është përgjegjëse për operacionet në Afganistan dhe Irak. Ai përmendi vështirësitë me të cilat u përballën në Irak kur ish- presidenti Xhorxh Bush dergoi trupa shtesë. Gjeneralit amerikan ju shtrua përsëri pyetja nëse vendi duhet të përgatitet për humbje të mëdha në betejë. "Do të jetë e vështirë, ishte e vështirë në Irak. E kam përsëritur disa herë se këto lloj përpjekjesh janë të vështira. Nuk përdor fjalët optimizëm apo pesimizëm por jam realist. Realiteti është i vështirë, por ne jemi atje për një arsye tejet të rëndësishme dhe nuk mund ta harrojmë këtë"- sqaroi Petraus. Strategjia e administratës së presidentit Obama për Afganistanin, të dielën mori votëbesim e gjeneralit në pension Colin Poëell, i cili shërbeu si sekretar shteti gjatë mandatit të parë të presidentit Bush. Ai tha se ishte një plan i mirë dhe terësor. Por në të njëjtën kohë ai pranoi shqetësimet nëse qeveria afgane do të jenë të gjendje të mbajë gjendjen nën kontroll pasi trupat e NATO-s të largojnë talebanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›