E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer: Kosova para vetes ka sfida të mëdha


Analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit dhe drejtor i Institutit amerikan për Paqe, Daniel Serwer, thotë se, "për zhvillimin e Kosovës duhet një koordinim i aksioneve nga vendasit dhe ndërkombëtarët".

"Kosova para vetes vazhdon të ketë sfida të mëdha. Sfidën e njohjeve të mëtejshme, njohjeve diplomatike, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike", tha Serwer .

Ai theksoi se Kosovës i duhen marrëdhënie më të mira dhe më të forta me fqinjin e saj më të madh dhe më të rëndësishëm, Serbinë. "Ndonëse nuk e ka parë në tërësi planin për integrimin e veriut të Kosovës, Serwer thotë se mbështet çdo iniciativë që është kundër ndarjes së Kosovës përmes lumit Ibër, duke shtuar se ka "shumë besim te Pieter Feith".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›