E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petreski: Ndihmë Bullgarisë për shmangien e përmbytje së Ohrit

Kryetari i komunës së Ohrit Aleksandar Petreski do t’i kërkojë ndihmë kryeministrit bullgar Bojko Borisov,për shmangien e një përmbytjeje të mundshme në qytetin e Ohrit.Petreski akuzoi Kryeministrin Nikolla Gruevski se po qëndron duarkryq dhe nuk i intereson situatë e krijuar.

"Ndihma zakonisht kërkohët nga vendet fqinje.Edhe për mua do të ishte kënaqësi e madhe,që ndihma e parë për Ohrin të vijë nga miku im personal Bojko Borisov.Situata është kritike dhe është normale që të kërkohet ndihmë nga fqinji dhe unë në këtë nuk shoh asgjë kontestuese.Nëse qeveria dëshiron të ndihmojë Ohrin, jam i gatshëm,por tani për tani nuk mund të ulem me ta", tha Aleksandar Petreski, kryetar i Komunës së Ohrit.

Në rajonin e Ohrit dhe Strugës,situata mbetet e vështirë pas shiut që ra 24 orët e fundit.Nëse niveli i Drinit të zi edhe me 10 centimetra,atëherë do të ketë derdhje në stacionin e filtrimit. Ky stacion filtrimi dhe ky kolektor janë projektuar që t’i pranojnë këto ujëra të zeza që krijohen nga shtëpitë dhe nga industria. Shirat dhe ujërat nëntokësore duhet të shkojnë në tuba të tjera dhe të riorientohen drejt rrjedhave natyrore të ujit, drejt Drinit të Zi dhe liqenit të Ohrit", beri te ditur Mirçe Haxhievski. përfaqësues i NP ‘Kolektor’. Pas shtimit të sasisë së ujit janë hapur të shtatë portat për derdhjen e ujit në lumin në afërsi të Strugës.

Miki Trajkovski < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›