E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Serbia, zgjidhje çështjes së Kosovës para anëtarësimit në BE

Serbia para anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëjë gjithcka që është e mundur që çështja e Kosovës më në fund të zgjidhet. Kështu shprehet Presidenti i Serbisë Boris Tadiç për të përjavshmen serbe “Vreme” duke komentuar parashikimet se Serbia në një moment do të përballet me kushtin e pranimit të pavarësisë së Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në BE.

“Duhet të shkarkohemi nga çështja e Kosovës, dhe nuk mund të jetë zgjidhje, futja nën tapet e kësaj çështje, duke pranuar pavarësinë e Kosovës nga disa shtete, duke mbyllur sytë para shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe duke i dërguar mesazh Serbisë se duhet ta pranoj realitetin e krijuar në terren,” tha Presidenti serb ndërsa arsyetoi lëvizjet diplomatike që janë bërë në marrëdhëniet me shtete fqinje pas pranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Pranimi i shtetit të Kosovës, cenon integritetin territorial të Serbisë. Për këtë arsye Serbia duhet të reagoj, por duke bërë përpjekje që kjo të mos lerë pasoja të pariparueshme. E gjitha kjo ndodhë për të mirën e qytetarëve të këtyre shteteve, që ata të mos pësojnë për shkak të vendimeve të kqija politike,” tha Tadiç duke mos harruar fjalë edhe për konsumin e brendshëm: “Jam i bindur se si në Evropë ashtu edhe në Serbi ka prej atyre që e dëshirojnë Kosovën si konflikt të ngrirë, por në të arrdhmen do të krijohet një ambient për zgjidhje kompromisi i cili do të shkarkon gjithë rajonin nga ky konflikt historik.”

Vend të veçantë në këtë intervistë ka zënë Rezoluta për Srebrenicën, për të cilën Tadiç thekson se miratimi i saj nga ana e Parlamentit të Serbisë ka rëndësi të vecantë:”Dënimi i këtij krimi të tmerrshëm, i cili për botën është simbol i vikitmave të luftërave të viteve ’90-të, është edhe distancim nga kriminelët të cilët kanë theksuar se këtë e bëjnë në emër të popullit serb,” tha Presidenti serb Boris Tadiç i vetdijshëm se me këtë akt rritet kredibiliteti rajonal i Serbisë, siç ka ndodhë edhe me luftën kundër krimit të organizuar.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›