Petriti: Kriza pa seks më filloi që ditën e 10-të
Është padyshim një nga djemtë më simpatik të edicionit të katërt të ‘Big Brother’. Me një fizik në formë, tatuazhet që i bien në sy apo edhe pirsing në vetull, e bën atë simpatik për shumë vajza të reja. Përveç Klodianës! Pengu i vetëm që ka marrë nga Big-u Petriti! Por si ishin 2 muajt e qëndrimit të djalit nga Kosova në shtëpinë popullore? Cila ishte për të sfida më e madhe? Le ta ndjekim në këtë rrëfim pa tabu!
Petrit, edhe pse u mundove, nuk krijove një lidhje brenda shtëpisë, të vjen keq?
Po mirë e the (qesh). Nuk më vjen keq që nuk krijova një lidhje brenda shtëpisë, dhe nuk është se kam pasur një plan të krijoja një lidhje aty, por thjesht unë kam krijuar më shumë se një lidhje brenda shtëpisë. Ndjeva diçka që në lidhjet e kaluara nuk ka ekzistuar.
I referoheni emocionit që përjetuat për Klodin?
Po.
Por ama ky emocion nuk po ju kthehet pas.
Nuk jam person që i vuaj gjërat dhe nuk mendoj se të njëjtën gjë edhe dikush tjetër duhet ta përjetojë si unë, të njëjtat ndjenja. Thjesht unë po shtrëngoj ndjenjën që kam brenda vetes dhe po e ruaj, e vërtetë që nuk më është kthyer mbrapsht, por unë e mirëpres në çdo kohë. Por edhe nëse nuk ndodh, nuk është tragjedi!
Petrit, kur ke rënë për herë të parë në dashuri?
Po nuk mund të them që është dashuri, por për herë të parë që kam fituar një ndjenjë të atij lloji ka qenë në Big për Klodin, që sikur ta kisha pritur në të gjithë botën atë ndjenjë dhe as që nuk e kisha pritur se mund ta gjeja brenda Big-ut. Por në gjithë botën nuk e gjeta dhe e gjeta aty brenda katër mureve.
Po marrëdhënien e parë seksuale në çfarë moshe e ke pasur?
Në moshën 15-vjeçare.
Nga ajo kohë ke pasur momente në jetën tënde që nuk ke pasur marrëdhënie seksuale aktive?
Po sigurisht.
Po si ia ke bërë atëherë, dy muaj në Big pa marrëdhënie seksuale?
(Hahaha). Qysh ditën e 10 jam anku për këtë gjë. Madje erdhi një moment që u kam thënë “ore ju si bëni këtu”. Nuk e di si kam duruar dhe mendjen nuk e kam çuar atje në asnjë moment.
Përse, kishit frikë…
Jam munduar të mos mendoja për atë gjë. Dhe ja kam arrit në një farë mënyre. Ka pasur raste që me shaka u thosha në dhomën e rrëfimeve “më sillni nja dy moldave”! (Qesh)
Para se të hyje në shtëpi, e kishe besuar veten se do t’ia dilje të mos kryeje për kaq kohë marrëdhënie seksuale?
Nuk e kisha besuar veten në këtë pikë. Kjo ka qenë një sfidë ndaj vetes dhe shyqyr që e kalova.
A je çmallur aktualisht … ?
Po. Sapo mbërrita në Prishtinë.
Bëhet fjalë për ndonjë person që ju priste atje?
Jo bëhet fjalë për një person që kam pasur një lidhje atje të vjetër. U çmalla sigurisht me atë pjesë që më kishte munguar jo pak në shtëpi.
Me vajzën u çmalle apo me seksin?
Me të dyja, unë nuk bëj seks sepse duhet bërë seks. Unë seks bëj veç me ndjenjë.
Kjo do të thotë se për këtë vajzë paske një ndjenjë?
Po, por është një ndjenjë seksuale. Një tërheqje.
Po çfarë është për ty seksi?
Seksi është zanati më i vjetër në botë. Seksi ekziston që prej krijimit të njerëzimit. Është diçka që na ka krijuar edhe neve. Fatkeqësisht ka njerëz që e marrin edhe si obligim seksin. Seksi nuk është obligim, është tërheqje seksuale, është një ndjenjë. Për ta përshkruar është e vështirë. Por unë mendoj se seksi është një gjendje e papërshkrueshme. Është një botë më vete.
Tani që e kalove provën dy mujore, mendon se do të ishe më i aftë të rrije larg tij?
Po nëse nuk më tërheq një vajzë seksualisht, atëherë nuk do kisha sy, se gay nuk mund të bëhem kurrsesi. Edhe nuk do të bëhesha kurrë. I urrej ata persona që janë gay! Po përndryshe, problem i madh është të rrish pa seks.
Petrit, kur keni qenë brenda në shtëpi, ka dalë një lajm që ju keni pasur një lidhje me një milionere…
E vërtetë që kam pasur lidhje me një vajzë milionere, por nuk ka qenë ai personi që ka dalë në gazetë. Me të kam pasur një marrëdhënie seksuale dhe kurrgjë më shumë. Kam kohë që nuk e takoj atë dhe nuk dua ta takoj më atë person, për shkak të mosmarrëveshjeve që kam pasur.
Do të doja të riktheheshim përsëri te Big-u. Petrit, a mund të shahet aq rëndë një vajzë, siç ofenduat ju Ermelën?
A mund të shahet aq rëndë një vajzë?! Më vjen keq nëse vajza të tjera e kanë marrë si një ofendim ndaj gjinisë së tyre. Por nuk ka pasur një ofendim ndaj gjinisë, por një ofendim ndaj personalitetit, ndaj atij personi! Madje, asaj kurrë gjë nuk i kam thënë, nga ato që ajo ka merituar për t’u sharë. Ka merituar shumë më shumë, se ka qenë një moment ku mua më është rrezikuar vërtet shëndeti!